Kosova do të jetë pjesë e të gjitha forumeve të vendeve të Europës Juglindore. Vendimi është marrë gjatë një takimi që 12 ambasadorë të Evropës Juglindore kanë zhvilluar dje në Tiranë. Shqipëria prej më shumë se dy muajsh ka marrë Presidencën e rradhës të forumit të njohur të SEECP-së dhe ka arritur të bind vendet e tjera për Kosovën pavarësisht hezitimit të Serbisë. "Kosova do të marrë pjesë, qoftë në grupet e punës, qoftë në asamblenë parlamentare, por edhe në takimet e ministrave të Jashtëm, të kryetarëve të parlamenteve, por edhe të kryetarëve të shteteve. Eshtë një realitet i gjithëpranuar tashmë, që Kosova është një vend që është dhe do të jetë pjesë e të gjitha proceseve bashkëpunuese në rajon", deklaroi Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit. Ambasadorët kanë diskutuar gjithashtu për konferencën e delegacioneve të këtyre vendeve që do të zhvillohet muajin e ardshëm në Tiranë.