Shqipëri - Çeki/ Albin Kurti në Tiranë me djalin e komandantit legjendar, Vangjeli: Ai e di që të gjitha rrugët kalojnë nga kulla e Adem Jasharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi, do të jetë sonte i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që luhet në “Air Albania”.

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report Tv ka bërë një analizë të kësaj vizite të papritur të Kurtit në Tiranë, duke thënë se ka ngjyra optimizmi por nga ana tjetër edhe dëshpërimi.

“Në një botë ideale do të ishte mirë të bëhej fjalë jo për kombëtaren e Shqipërisë jo për kombëtaren e Kosovë, do të tingëllonte më bukur kombëtarja shqiptare që të lunate me një ekip të përbashkët. Të na priste Evropiani ashtu siç ne presim Evropën njësoj si hebrenjtë tokën e premtuar. Për ne Hiruzalemi ynë është Bruikseli. Simbolika e ardhjes së Kurtit, sa ka tonin e optimizmit aq të bën dhe të dëshpëruar. Ata djem do ndeshen poër ngjyrat e kombëtares tonë. Shqiptarët janë shumë herë më të bashkuar shumë më tepër sa do të donin e të mundnin e të yshtnin për të bërë edhe vetë politikanët”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, Kurti e di se të gjitha rrugët kalojnë nga kulla e Adem Jasharit.

“Pavarësisht të gjitha rrethanave, ashtu siç thoshtin dikur marinarët e vjetër kur dilnin në Adriatik që thoshin të gjitha erërat të çojnë në Durrës sot ne mund të themi... se Durrësi shikon nga perëndimi është një port i Tiranës dhe Prishtinës në të njëjtën kohë, se të gjitha erërat në Prishtinë sot dhe nesër pavarësisht se si do të dojë njëri apo tjetri ti kalojë apo t'i devijojë të gjitha erërat do të kalojnë nga kulla e Jasharajve. Të gjithë do të kalojnë andej”, shtoi ai.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit