/ATSH/- Komisioni për Politikën e Jashtme priti të martën një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Václav Hampl, Nënkryetari Jaroslav Doubrava dhe anëtarët Zden?k Besta dhe Lud?k Jeni?ta.
Në një njoftim për shtyp në faqen zyrtare të Kuvendit, bëhet e ditur se delegacioni shoqërohej prej ambasadores së Çekisë në Shqipëri, Bronislava Tomá?ová. Ndërsa pas takimit, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade dhe Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Václav Hampl, dhanë një prononcim për mediat.
Kryetarja Dade, duke shprehur kënaqësinë për praninë e kolegëve çeke ne Tiranë, tha se, gjatë këtij takimi shkëmbyen mendime të proceseve integruese dhe të axhendës evropiane të Shqipërisë.
"Folëm për reformat që ka ndërmarrë mazhoranca qeverisë duke u përgatitur për të avancuar në axhendën tonë evropiane dhe për të nisur bisedimet për hapjen e negociatave pasi ne të kemi përfunduar ato angazhime dhe përmbushur ato standarde që i duheshin Shqipërisë për të avancuar në axhendën evropiane", tha Dade.
Ajo falënderoi kolegët nga Parlamenti çek për të gjithë mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Gjate këtij takimi u kërkua që të kete intensitet më të madh të bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë atij parlamentar, për të aplikuar elementët më pozitivë të përvojës çeke në rrugëtimin evropian, tha Dade.
Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Václav Hampl, u shpreh se, "vizita jonë në Shqipëri është shprehje e interesit tonë të jashtëzakonshëm për të gjithë rajonin dhe për vendin tuaj. Duan të vazhdojmë në traditën shumë të mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe jemi të gatshëm që ta mbështesim Shqipërinë në procesin e integrimit".
Për ne, vijoi ai, është shumë e rëndësishme që Shqipëria të plotësojë qëllimet që ka në 5 nga fushat më të rëndësishme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe nga këto, sidomos reformën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.
"Nisur nga eksperienca jonë në këto fusha, ku mendoj se pikërisht përmirësimi i atmosferës së përditshme në këto dy fusha të rëndësishme publike krijon atmosferën e duhur për të çuar më tej procesin. Mendoj se kjo është diçka tepër e rëndësishme për të gjithë ne, sepse nëse këto çështje do të zgjidhen, të gjithë do të jetojnë më mirë. Shqipëria do të ketë një përkrahje të flaktë jo vetëm tek Parlamenti çek në përgjithësi, por sidomos te Komisioni në veçanti", tha ai.
/Shqiptarja.com