Tarifat që paguajnë shqiptarët për internetin me shpejtësi të lartë janë tre herë më të shtrenjta nga mesatarja e Bashkimit Europian.
Kjo e dhënë vjen përmes një raporti të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Si tarifë krahasuese është marrë tarifa standarde ADSL 4,799 lek/muaj për akses 8Mbps pa limit.
Nga krahasimi vihet re se kjo tarifë e korrektuar për fuqinë blerëse në Shqipëri është 77 Euro dhe rreth 3 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE.
Numri pajtimtarëve me akses broadband fiks në fundvitin 2015 arriti në rreth 243 mijë, që përbën një rritje me rreth 17% në krahasim me fundvitin 2014.
Norma e penetrimit për popullsi në fund të vitit 2015 ishte 9% dhe për familje 33%.
Ndërkohë tendencë të kundërt paraqesin tarifat e shërbimeve të tjera elektronike.
Sipas AKEP, në vitin 2015 një përdorues celular ka paguar mesatarisht 2.83 lekë/minutë (me TVSH) për thirrjet telefonike dhe ka shpenzuar mesatarisht 512 lekë/muaj (me TVSH) për shërbime celulare.
Niveli i këtyre treguesve në Shqipëri është shumë më i ulët se niveli mesatar në vendet e BE dhe ndër më të ultit në rajon.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO