Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në nje takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. 
Ne nje publikim ne rrjetin social "Facebook" te Ministrise se Transportit dhe Infrastrukturës, njoftohet se,  gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike, në fushat konkrete të bashkëpunimit për infrastrukturën dhe transportin mes dy vendeve. /atsh/