Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë, Arben Gazioni zhvilloi sot një takim në Ministrinë e Bujqësisë së Federatës Ruse, Agjencinë e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar, me qëllim zhbllokimin e embargos ruse për eksportet e produkteve bujqësore shqiptare në tregun rus.
Në një publikim të Ambasadës Shqiptare në Rusi, në rrjetin social "Facebook" bëhet e ditur se, qëllimi i takimit konsistoi në hapjen e tregtisë në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, embargo e cila është vendosur nga fundi i vitit te kaluar.
Sipas postimit në rrjetin social "Facebook", palet ranë dakord të përshpejtohen hapat për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje, duke nënshkruar fillimisht një Protokoll dypalesh në fushën e mbrojtjes veterinare dhe fitosanitare.
Agjencia Federale Ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare vendosi të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, nga data 8 dhjetor 2014, me argumentin se, mallrat shqiptare ishin shoqeruar me një çertifikatë  fitosanitare te fallcifikuar në një shtypshkronjë të nje shteti tjeter ./atsh/