Shqipëria 100 vite pas, i vetmi vend në Ballkan pa trena elektrikë
Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon trena elektrikë, ndërkohë sistemi i amortizuar dhe shumë borxhe i hekurudhës shqiptare pritet të rivitalizohet.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka një linjë hekurudhore të elektrifikuar. Harta e publikuar nga “The Independent” bazuar mbi të dhënat specifike të shteteve tregon se i gjithë Ballkani ka një linjë hekurudhore me 25 kilovolt sikurse edhe disa shtete të Europës Qendrore.
Sistemet e tërheqjes elektrike në mbarë botën janë të ndryshme dhe të ndërtuara sipas llojit të hekurudhës, vendndodhjes së saj dhe teknologjisë në dispozicion në kohën e instalimit.
Shumë prej instalimeve sot janë ndërtuar për herë të parë më shumë se 100 vjet më parë, disa kur tërheqja elektrike sapo kishte nisur të përdorej si metodë, kështu që mendohet se ka pasur një ndikim të madh në atë që shihet sot. Ndërsa 20 vitet e fundit teknologjia është zhvilluar me shpejtësi.
Gjithsesi Shqipëria nuk e ka ende një sistem të tillë udhëtimi, të tërheqjes elektrike të trenave, ndërkohë sistemi i amortizuar dhe shumë borxhe i hekurudhës shqiptare pritet të rivitalizohet.
Në Maj, qeveria ka miratuar marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.
Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro. Granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor, marrëveshje e cila edhe u firmos nga autoritetet është në shumën prej 35.435.000 Euro.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.2%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë gati në 2025, linja do shërbejë edhe për qëllime ushtarake! Në gusht studimi për Rrogozhinë-Pogradec
3 Qershor, 22:57
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, kalon huaja 98 milionë euro! 1000 punonjës për ndërtimin e saj
3 Qershor, 22:37
-
Fatos Çoçoli: Hekurudha, ku lëviz mirë dhe lirë
3 Maj, 11:33
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03
-
Erlind Sulo emërohet drejtori i ri i KESH, Ergys Verdho shkon në krye të Hekurudhës Shqiptare
13 Mars, 19:34
-
Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e huasë me BERZH
26 Shkurt, 17:45
-
Hekurudha Durrës-Tiranë, qeveria miraton mbi 104 milionë lekë për shpronësimet
17 Janar, 17:13
-
Fatos Çoçoli: Do rilindin hekurudhat?
26 Dhjetor 2023, 16:57
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, tenderi në korrik, projekti me vlerë 356 milionë euro
30 Qershor 2023, 07:22
-
VIDEO-LAJM/ Zvicra vendos rekord me trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë
30 Tetor 2022, 21:58
-
FOTO/ Zviceranët fitojnë rekordin për trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë! Turistët fotografojnë shinat më spektakolare nëpër Alpe
29 Tetor 2022, 18:52
-
Do kemi dhe ne hekurudhë?
28 Tetor 2022, 14:40
Na e ka inat ''The Independent'' ..
Përgjigju