TIRANE-Për 8 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO-s, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zgjodhën të zhvillojnë një bisedë me studentë të Universitetit të Tiranës.
Të dy ministrat u ndalën tek rëndësia që ky anëtarësim ka për vendin tonë, por edhe detyrimet që rrjedhin prej tij.
Ministrja Kodheli solli në vëmendje praninë e Forcave të Armatosura pranë qytetarëve brenda vendit dhe pjesëmarrjen e kontributin në misionet ndërkombëtare, që rrjedhin si detyrim i të qenit vend anëtar i NATO-s.
“Rreth 20% e forcës tonë armatosur ka qenë në terren jashtë kufijve të Shqipërisë, e para. E dyta Shqipëria është prezent në të gjithë misionet e NATO-s, ka dyfishuar prezencën e saj në Afganistan, ka dyfishuar prezencën e saj në KFOR në Kosovë, është prezent në misionin në detin Egje për herë të parë”, tha ministrja Kodheli.
Pjesë e bisedës ishte edhe buxheti i Mbrojtjes, për të cilën ministrja Kodheli tha se Shqipëria është në nivelin mesatar të vendeve të tjera të NATO-s.
Ndërsa Ministri Bushati theksoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet e NATO gjatë këtyre viteve, por edhe kontributin në luftën kundër terrorizmit.
“Shqipëria është një vend që ka marrë vlerësime të larta për sa i përket disponimit konkret me kontribute konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe pavarësisht se një gjë e tillë është bërë brenda apo jashtë kornizës NATO-s, në çdo lloj rrethane është bërë me anëtarët kryesor në aleancë”,
u shpreh ministri Bushati.
Në takim morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcave tona të Armatosura, pjesëmarrës në misione ndërkombëtare, të cilët treguan përvojën e tyre në këto misione dhe ndjesinë e të qenit pjesë e FA shqiptare.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO