Shqipëria del e pamposhtur nga
Danimarka,merr një pikë të artë

Shqipëria del e pamposhtur nga<br />Danimarka,merr një pikë të artë
Shqipëria del e pamposhtur nga Danimarka duke marrë një barazim pa gola dhe siguruar zyrtarisht fazën e “Play-Off”-it, pas fitores së Serbisë ndaj Armenisë në grup. Kuqezinjtë i kanë rezistuar një presioni të fuqishëm nga të gjitha aspektet nga danezët, por deri në fund nuk kanë lejuar prekjen e rrjetës duke qenë akoma më afër Europianit.

Heroi i kuqezinjve në Kopenhagen ka qenë portieri Etrit Berisha, i cili ka shmangur shumë raste të rrezikshme për gol nga vendasit.

Shqipëria mbyll edhe një ndeshje pa provuar shijen e humbjes në Eliminatoret e Kampionatit Europian 2016.

Tashmë kuqezinjtë kanë 11 pikë në vendin e tretë pas Danimarkës, me një ndeshje më pak se nordikët duke pasur shanse reale për t’i parakaluar, por mund të sigurojnë pjesëmarrjen edhe si e treta më e mirë, pasi ende nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe përpara kanë 2 ndeshje në shtëpi me Portugalinë dhe Serbinë dhe me Armeninë jashtë, të pamotivuar, pasi s’ka objektiva.

Radiografia
Në pjesën e parë Shqipëria pavarësisht se luante në fushë kundërshtare e përballoi me dinjitet kundërshtarin duke mos u ndier aspak në presion ndaj danezëve, problemi i vetëm ishte kontrolli i topit. Kuqezinjtë e nisën në sulm duke rrezikuar me krosimet e Agollit dhe Gashit, por vendasit prisnin të qetë dhe zbrisnin me shpejtësi në kundërsulm.

Lojtari më i mirë për kuqezinjtë në pjesën e parë ishte padyshim debutuesi Xhimishti, pasi largoi disa herë presionin nga zona, por edhe ndihmonte sulmin. Madje Xhimishti në fund të pjesës së parë tentoi edhe me një roveshatë për të shënuar.

Rastin më të mirë për të shënuar Shqipëria e kishte në minutë e 25’ teksa Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por portieri devijon topin në goditje. Për t’u shënuar në pjesën e parë ishin edhe dy raste të dyshimta ku Shqipëria mund të merrte një penallti.

Fillimisht në të 10’ kromimin e Agollit, Kjaer e largon me dorë. Megjithatë për arbitrin nuk ishte e vullnetshme, ndërsa në të 42’ pas krosimit drejt zonës nga Xhimshiti, Lenjani pengohet nga Kjaer në zonë, por arbitri vazhdon lojën, rasti i dytë i dyshimtë që arbitri vendos t’u mohojë penalltinë shqiptarëve.

Në pjesën e dytë Shqipëria nuk arriti që të dilte nga zona e saj, pas presionit pa fund të vendasve që tentuan në të gjitha mënyrat, por heroi është Etrit Berisha, i cili mbajti të paprekur rrjetën përballë danezëve.

Portieri kosovar u kthye në makthin e vendasve, ndërsa në rastin e vetëm që kishte me Roshin në minutat shtesë të takimit nuk arriti të shënonte, pasi mesfushori me tipare sulmuese nuk u tregua i saktë para portës duke humbur rastin më të artë.

Lorik Cana: Barazim me vlera
“Danimarka është një ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht. Ata tentuan të shfrytëzonin luftën në afër, por arritëm që të mos pësonim deri në fund.

Mendoj që është një pikë shumë e rëndësishme, e cila na ndihmon për garën në vendin e dytë. Tani do të fillojmë që të mendojmë për ndeshjen me Portugalinë në Elbasan”deklaroi kapiteni.

Gianni De Biasi: Gabuam në fund
Pas ndeshjes trajneri De Biasi deklaroi “Danimarka tentoi që të shfrytëzonte faktorin fushë duke sulmuar pa pushim, por ishim në lartësinë e duhur duke mos pësuar gol. Kishim një rast të mirë në fund për të shënuar dhe mbyllur ndeshjen me Roshin, por nuk u treguam të saktë.

Xhimishti zhvilloi një ndeshje të mirë, por edhe portieri Berisha, pasi shmangu shumë raste të rrezikshme. Të hënë na pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Portugalisë, por duhet të marrim maksimumin për të luftuar me Danimarkën për vendin e dytë.

Përsa i përket rinovimit është shpejt për të folur, jemi duke ndërtuar një ekip të ri, pas përfundimit të eliminatoreve do të vendos për të ardhmen”deklaroi tekniku.  

Duka: Treguam se jemi për në Francë
Armando Duka ka përgëzuar Kombëtaren e Shqipërisë për pikën e marr ndaj Danimarkës.

“Kemi arritur objektivin tonë, të marrim një pikë në këtë stadium kundër një kundërshtari shumë të vështirë. Kjo pikë na jep më shumë siguri për ndeshjet e ardhshme.
 
Besoi se duke marr pike në fushat kundërshtare, tregojmë se jemi skuadër për të shkuar në Francë. Mirëpo fillimisht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi që kemi edhe tre ndeshjeje”tha ai.


Rama: Super, siguruam “Play-Off”-in
Kryeministri Rama e ka kthyer sheshin pas Kryeministrisë në një mini stadium për të ndjekur kuqezinjtë në përballjen e Danimarkës.
 
Nën shoqërinë e shumë të rinjve dhe tifozëve kuqezi kryeministri ka mbështetur kombëtaren në misionin drejt kampionatit Europian të Francës më 2016.
 
Në përfundim të takimit kreu i ekzekutivit shqiptar përmes një postimi në Facebook u shpreh se barazimi është me mjaft vlera, pasi siguron fazën e “Play-Off”-it.
 
“Suuuuuuupeeeer! Shpirti i sakrificës kuqezi bëri histori jemi në playoff me siguri po ëndrra vazhdon. Forca Shqipëria” shkruan ai. 
rama
Ndërsa në fund e mbyll me “Me një foto të torturës së minutave të fundit një përqafim të madh De Biazit dhe Kuqezinjve fantastike” deklaroi ai.
 

Danimarkë-Shqipëri 0-0/Minutë pas minute
90+2 Roshi humb mundësinë më të mirë për Shqipërinë për të shënuar, pasi aksionin e vetëm në pjesën e dytë nuk e konkretizon zhgënjyer.

86’ Tension Xhaka-Kjaer, ndëshkohen ty të me të verdhë, ndërsa që arbitri nuk jep një goditje dënimi për shqiptarët, pas një ndërhyrje të ashpër me taka ndaj Bashës.
 
82’ Largohet Gashi, futet Roshi. 

75’ Joergensen devijon topin bukur me kokë pas një goditje dënimi nga Danimarka, por fati ishte me Berishën, pasi topi për pak centimetra nuk përfundoi në rrjetë.

72’ Bendtner pas një pasimi të Joergensen del i vetëm përballë Berishës, në momentin e fundit që bëhet gati të godasë, ndërhynë Cana duke larguar topin.
danimarka
64’ Përsëri Berisha i pakalueshëm, shpëton portën nga një gol i sigurt pas gjuajtjes së Bendtner.
 
62’ Del Lenjani  dhe Abrashi, futen në fushë Sadiku dhe Basha.

60’ Shqipëria në vështirësi, Danimarka i ka mbushur në gjysmëfushën në tyre kuqezinjtë.
 danimarka
58’ Joergensen nga jashtë zone gjuan fuqishëm, por është përsëri Berisha që ndalon topin.
 
57’ Presion nga danezët nga të gjitha anët. Goditja këndi e vendasve devijohet bukur me kokë, shpëton mrekullisht portën Etrit Berisha. 
danimarka
52’ Rast i mirë i vendasve për të shënuar, gjuan fuqishëm brenda zonës Bendtner, por Agolli bllokon topin duke e nxjerrë nga këndi. 

42’ Krosim drejt zonës nga Xhimshiti, Lenjani pengohet nga Kjaer në zonë, por arbitri vazhdon lojën, rasti i dytë i dyshimtë që arbitri vendos t’u mohojë penalltinë shqiptarëve.
danimarka
35’ Padyshim Xhimshiti lojtari më i mirë kuqezi në pjesën e parë. Shumë topa të larguar nga mbrojtja, por tenton që të shënojë me një rroveshatë, por topi përfundon jashtë.
danimarka
27’ Gashi nxjerr një top të bukur për Lenjanin, i cili nuk e pret, por Schmeichel është me fat, pasi sfera përfundoi ngjitur ne shtyllën. 

25’ Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por portieri devijon topin në goditje.
 danimarka
22’ Përsëri Sisto për vendasit, godet nga jashtë zone me të majtën, topi devijohet në goditje këndi.

15’ Sisto për danezët merr një pasim në krahun e majtë dhe depërton drejt zonës, shmang bukur Canën dhe gjuan drejt zonës, por pret në pozicion Berisha.

10’ Shqipëria pretendon për një penallti, pasi topin e krosuar nga Agolli, Kjaer e largon me dorë. Megjithatë për arbitrin nuk ishte e vullnetshme.
cana
9’ Gabon Kukeli, përfiton Joergensen, rrëmben topin dhe niset në sulm, kalon edhe Canën, por në fund i ndërhynë Xhimshiti duke larguan topin.

6’ Niset Xhimshiti, pason për Ajetin, ky i fundit shtyn përpara për Lenjanin, por vendasit bllokojnë tentativën e shqiptarëve.
 
5’ Rrezik në mbrojtjen kuqezi, por arbitri vërshëllen për ndërprerje të lojës, pasi Bendtner preku topin me dorë.
cana
2’ Zbresin në kundërsulm danezët me Sison, por mbrojtja kuqezi largon rrezikun.
 
1’ Goditje dënimi për Shqipërinë, kroson Agolli, Cana tenton ta fusë në zonë, largon mbrojtja daneze në goditje nga këndi.
shqiptaret
dan
Danimarkë
20:10 Formacionet zyrtare Danimarkë-Shqipëri
Gianni De Biasi
ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Cikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi nga krahët.
 Danimarka
 Kombëtarja jonë do të zbresë në fushë me: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Cikalleshi.
 Danimarka
Në bankinë, të gatshëm për kontributin e tyre do të jenë: Shehi, Hoxha, Lila, Rrahmani, Aliji, Basha, Memushaj, Kaçe, Roshi, Sadiku, Salihi, Balaj.

Danimarka
ndeshja
Danimarka
Danimarka
19:50 Foto me policët, nis hyrja në stadium
Danimarkë

Tifozët shqiptarë nisin hyrjen në stadium për ndeshjen me Danimarkën.
tifozët
Nën masa të rrepta sigurie dhe një kontrolli të imët, 2150 tifozët shqiptarë do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë nga policia daneze.
 Danimarkë
Danezët frikësohen nga incidentet e mundshme, ndërsa pritet që shumë tifozë kuqezinj ta ndjekin ndeshjen nga monitori që është vendosur jashtë stadiumit nëse do të identifikohen si shqiptarë në tribunat e rezervuara për danezët.
 Tifozët shqiptarë
Për të treguar se janë miqësor, shqiptarët gjatë shëtitjeve në rrugët daneze kanë shkrepur edhe disa foto me policët vendas.




18:30 Mblidhen tifozët para stadiumit

Kopenhageni KUQ E ZI

Posted by on 2015-09-04


tifozet

tifozet


 Shqipëri
 
 

Uragani Kuq e Zi! #jemiGATI #ForcaShqipëri

Posted by on 2015-09-04


Danimarkë- Shqipëri, tifozët kuqezi kanë filluar që të mblidhen para stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja në Kopenhagen.
 Shqipëri
Mijëra tifozë shqiptarë nga të gjitha trevat kanë udhëtuar në Danimarkë për të mbështetur kombëtaren në sprintin final drejt kualifikimit.
 
 

O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR OHEJJJJ OHEJJJJDirekt nga Kopenhageni

Posted by on 2015-09-04


 Shqipëri
Numri më i madh i mbështetësve pritet që të jetë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë të shumtë që jetojnë në vendet nordike dhe veçanërisht në Danimarkë.


17:30 Mavraj: Shqiponja ka hapur krahët drejt ëndrrës
Një nga mungesat më të mëdha sot për Shqipërinë do të jetë Mërgim Mavraj, pasi nuk është rikuperuar nga dëmtimi. “Shqiponja ka hapur krahët, le të fluturojmë drejt ëndrrës!
 mavraj
Me Zotin dhe besim do ktheheni me Fitore në vendin e shqipeve”shkruan ai në Facebook.
 
 
17:20 Tifozët: Ja plani për të hyrë në stadium
Tifozët Kuq e Zi nëpërmjet një postimi në Facebook kanë lajmëruar të gjithë anëtarët e saj, nga mbarë vendet Europiane, se ku duhet të mblidhe para ndeshjes Danimarkë – Shqipëri.
 
Në vazhdim mund ta lexoni njoftimin e plotë të Tifozëve Kuq e Zi.
 tifozet
“Të dashur bashkatdhetar dhe anëtar të TKZ-se,
 
Ju njoftojmë që sot (4 shtator) që nga ora 15:00 do të mblidhemi në adresën:
 tifozet
Nørrebrohallen
 
Nørrebrogade 208
 
2200 København N
 
Do të ketë hapësira brenda dhe jashtë lokalit. Këtu fillojmë ndezjen e gjithë qytetit dhe pastaj së bashku do të marshojmë drejt stadiumit’thuhet në njoftim e tifozëve.

 
17:15 4 shtatori, 11 vite nga historia
4 shtatori do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve për mirë dhe keq, pasi në 2004 Shqipëria fitoi përballë Greqisë në Tiranë 2-1, e cila sapo ishte shpallur kampione Europe, ndërsa nga festimet në shtetin helen u vra tifozi Gramoz Palushi, i cili kujtohet në cdo ndeshje nga TKZ.
palushi
 
17:10 Bunjaku; Sot, vendos Berisha
Albert Bunjaku, ka udhëtuar drejt Kopenhagës për ta përcjell për së afërmi sfidën në mes të Danimarkës e Shqipërisë.
 
“Do të jetë një lojë e vështirë, por Shqipëria tani ka fituar respekt tek kombëtaret tjera dhe ky respekt është si rezultat i kualitetit.
 
Të gjendesh në vendin 25 në botë do të thotë që mund të befasosh edhe kundërshtar siç është Danimarka në Kopenhagë.
 
“Performanca e Etrit Berishës do të jetë vendimtare për lojë, ashtu siç ka qenë edhe në Tiranë”, ka shtuar më tej Bunjaku për Tribuna Channel.
 
 
17:00 Basha kërkon qetësi ndaj danezëve
Migjen Basha ka kërkuar nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që të jenë me këmbë në tokë në sfidën ndaj Danimarkës.
 
“Ne duhet patjetër që të nxjerrim rezultat pozitiv në Kopenhagë, sepse nëse humbim atje do të komplikohet situata.
 migjen basha
Nuk mendoi se jemi të përgatitur mirë fizikisht për këtë sfidë, por do të mundohemi të japim maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv nga ky takim”, ka thënë Basha.


16:10 Tifozët, Danimarka vishet kuqezi
Në Danimarkë për të ndjekur ekipin kuqezi kanë udhëtuar një numër i madh tifozësh nga e gjithë Europa.
 
 

U kalle Copenhagen

Posted by  on 2015-09-04
 
 

Direkt nga Danimarka Kuq e Zi

Posted by on 2015-09-04



 tifozet kuqezi
Edhe pse shqiptarët kanë vetëm 2150 bileta për ndeshjen e sotme, në stadium pritet që të jenë mbi 4 mijë, pasi kanë siguruar biletat në pikat e shitjeve në Danimarkë.
 tifozet kuqezi
Rrugët e Danimarkës, kafenetë dhe ambientet e tjera publike janë veshur me ngjyrat kuqezi sot.
 tifozet kuqezi
 
 

Shqipet Kuq e Zi ne Danimarke Krenar qe jam Shqiptar Video e derguar nga Fatmir Megdi

Posted by on 2015-09-03


 
16:00 Renditja në grup
Aktualisht Shqipëria gjendet në vendin e tretë në grupin ‘I’ por me pikë të barabarta me Danimarkën.
 tifozet kuqezi
Nordikët janë përpara në vendin e dytë vetëm për faktin se kanë shënuar në fushë kundërshtare, pasi ndeshja e parë në Elbasan përfundoi 1-1.


15:59 Bastet: Shqipëria humbet ndaj danezëve
Sipas kompanive të basteve mrekullia e Shqipërisë në këtë edicion kualifikues do të jetë shumë e vështirë që të vijojë edhe në Danimarkë.
 
kuotat danimarke shqiperi

6.50 kuotohet fitorja e Shqipërisë sonte, ndërsa barazimi 3.75.
 
Vendësit shihen si favoritë, pasi fitorja kuotohet me 1.67.
 
 
15:55 Kombëtarja foto me njeriun e dronit
Njeriu që tronditi Serbinë me dronin e famshëm, Ballist Morina nuk kishte si të mungonte dhe në Danimarkë.
 
Madje Morina ka qenë në hotelin e kombëtares shqiptare në Danimarkë ku ka
shkrepur edhe një foto me disa futbollistë.
 MORINA
Morina është fotografuar me Canën, Hysajn, Gashin, Xhimshitin, Lenjanin dhe Xhakën.

“Ëarm up/nxemje para ndeshjes…… GATI!!!!”, shkruan Ismail Morina në FB
 
 

Pritja e Kombetares ne Danimarke

Posted by on 2015-09-03

 
 
15:50 UEFA i beson Collum për drejtësinë
UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë sfidat eliminatore për Euro 2016.

William Collum do të vendosë drejtësi në sfidën mes Danimarkës dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Telia Parken” të Copenhagenit.
 
Asistentë të Collum në sfidën Danimarkë-Shqipëri do të jenë Damian Mac Graith dhe Francis Connor ndërsa arbitër i katërt Alastair Mather.
 William Collum
Collum është një arbitër shumë i njohur dhe me shumë përvojë në arenën evropiane.

Collum shquhet si një arbitër që nuk kursehet në nxjerrjen e kartonëve dhe që nuk e lejon lojën e ashpër.

15:40 Bendtner: Shqiptarët, të palodhur
Sulmuesi kryesor i ekipit të Danimarkës, Bendtner u frikësohet shqiptarëve në përballjen e sotme duke kërkuar përqendrim maksima.
 BENT
“Shqiptarët janë shumë kompaktë në të gjithë ekipin, rendin pa u lodhur pas topit, kështu që Danimarka duhet të ketë durim dhe të gjejë mënyrën më të mirë për të krijuar shanse shënimi” thotë lojtari i Volfsburgut, që e kujton mirë “darën” në të cilën u gjend ndeshjen e parë, kur ekipet u takuan vjeshtën e kaluar në “Elbasan Arena”, në një deklaratë për “dr.dk”.
 
 
15:35 Rama: Doja t’u ndihmoja, por...
Ashtu sikur edhe Meha, Valdet Rama nuk u ftua nga De Biasi për sfidat e shtatorit.
 
Mungesën e ftesës mesfushori e ka përjetuar jo mirë, pasi shprehet se kisha dëshirë që të ndihmoja kombëtaren, por....
 RAMA
“Jam i zhgënjyer nga fakti që nuk jam grumbulluar në Kombëtare. Do të kisha dëshirë të ndihmoja Shqipërinë me paraqitjet e mia edhe në këto dy sfida. Gjithsesi për momentin e rëndësishme për mua është që jam rikthyer të luaj me Munich 1860. Nuk më mbetet gjë tjetër vecse të fitoj sa më shpejt formën time më të mirë”deklaron ai.
 
15:30 Curri: Na bëni krenar çuna

Debatik Curri për fat të keq u dëmtua vetëm pak ditë para ndeshjeve të shtatorit duke humbur edhe ndeshjet e tetorit me kombëtares.
 CURRI
Mbrojtësi kosovar përmes një urimi për shokët e ekipit shkruan “I uroj Kombëtares shumë suksese në përballjen me Danimarkë dhe atë me Portugalinë.
 
Na bëni Krenar Cuna”.
 
15:15 Meha: Jam pranë me zemër
Humbja më e madhe e kombëtares është Alban Meha, shkaqet e vërteta nuk dihen, por tekniku është mjaftuar me idenë se nuk është aktivizuar shumë minuta.
 
Megjithatë heroi i ri në Turqi pas golit me Gallatasarain shprehet se edhe pse jam larg, me zemër jam pranë kombëtares.
 MEHA
“I uroj Kombëtares Shqiptare shumë suksese në përballjen me Danimarkën dhe Portugali. Shpresojmë se do të fitojmë. Edhe pse jam larg, me Zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria” shprehet ai.
 
15:10 Cani i uron fat kombëtares
Sulmuesi i kombëtares, Edgar Çani në mungesë të grumbullimit u ka uruar fat kuqezinjve përmes rrjetit sociale Facebook.
 Edgar Cani gol
“I uroj një ndeshje të mirë miqve të mi sot në sfidën me Danimarkën. Uroj që të dilni me një rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë në endrrën e ‎Euro2016”shprehet ai.


Duka-De Biasi-Cana
Presidenti i FSHF, Armand Duka para ndeshjes deklaroi se “Danimarka është një kundërshtar për t’u respektuar. Nuk duhet të jemi euforikë por as nën presion. Nëse do të bëjmë të njëjtat gjëra si deri tani, e shikoj Shqipërinë në Francë 2016″. Ndërsa trajneri De Biasi pas mbërritjes në Danimarkë dhe zhvillimit të seancës së parë stërvitore u shpreh me superlativa për kundërshtarin.
armand duka
“Ne kemi një ekip me djem të rinj që luajnë me zemër dhe vitet e fundit kanë fituar eksperiencë duke mos u mundur asnjëherë.
de biasi
Në takimin e parë barazuam 1-1, por kishim shanse për të shkruar në 2-0. Ndaj Danimarkës luajmë një pjesë të rëndësishme të objektivit dhe kam besim se do të dalim me një rezultat pozitiv”,- deklaroi ai.

Në sallën e konferencave ka folur së bashku me teknikun edhe kapiteni, Cana që ka deklaruar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim sonte.
cana
“Humbja është e papranueshme, ata janë favorit, por ne do të bëjmë lojën tonë, barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm. Do të japim maksimumin në fushë, jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e fortë, por nuk do të dorëzohemi në fushë, pasi do të realizojmë ëndrrën e shqiptarëve për pjesëmarrjen në kampionatin evropian”,- tha ai.

Formacioni
Shqipëria pritet që sonte të zbresë në fushë me formacionin 4-5-1. Strategjia e De Biasit pavarësisht lojtarëve që do të zbresë në fushë do të jetë mbrojtje e hekurt dhe kundërsulme të shpejta për të goditur kundërshtarin në moment të papërgatitur. Në portë i padiskutueshëm do të jetë Berisha, ndërsa përpara tij do të rreshtohen Cana me Xhimishtin në qendër, ndërsa nga krahët Agolli me Ajetin, pasi Hysaj është në diskutim nëse do të zbresë në fushë. Nëse mbrojtësi i Napolit s’do të luajë Ajti i bashkohet Canës në qendër, ndërsa Xhimishti ulet në stol.
FORMACIONI
Mesfusha do të jetë reparti më i populluar me Xhakën, Abrashin dhe Kukelin që do të jenë muskujt dhe mushkëria e kuqezinjve, ndërsa shpresa për gol do të varet nga teknika dhe shpejtësia e Lenjanit e Gashit nga krahët dhe finalizimit të Cikalleshit të vetëm në sulm. Në historinë e saj Shqipëria është përballur plot 9 herë me Danimarkën, nga të cilat ka fituar vetëm një herë, dy herë ka barazuar dhe 6 herë ka humbur.

Bilanci është negativ, por jo arsye për të mos besuar sonte.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA