Shqipëria është bërë për herë të parë destinacion zyrtar i agjencisë prestigjioze italiane të turizmit “Aplitour”. Përfshirjen e vendit tonë në guidat e një prej 4 agjencive më të mëdha evropiane e bëri të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi gjatë një interviste në Report Tv.
I ngarkuar nga mazhoranca për thithjen e investimeve italiane, Gaçi thotë se kjo arrite do të përkthehet në një dyndje të madhe turistike të siguruar ndër vite.
Ai tha se është e nevojshme të kemi një ministri të posaçme për turizmin dhe theksoi se TVSH-ja për këtë sektor është problematike, 4 herë më e lartë se në rajon. “Aplitour” ka propozuar dy ture për 2017-ën në Shqipëri për të cilat janë prenotuar si provë e parë rreth 8000 dhoma hotelesh.
Turet përfshijnë shumë pika historike interesi kulturor në Shqipëri si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Elbasani, Pogradeci, Berati, Vlora, Apolonia, Gjirokastra, Himara, Saranda e Butrinti.
Për herë të parë agjencia italiane “Alpitour”, një nga 4 grupet më të mëdhenj të turizmit në Europë, përfshin edhe Shqipërinë si destinacion turistik për vitin 2017. Ju si deputet i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese e keni ndjekur nga afër këtë proces. Çfarë pritet të përfitojë Shqipëria konkretisht?
Aplitour është grupi më i madh i turizmit në Itali, duke përfshirë turet, fshatrat turistikë, linjat e avionëve, turizmit bregdetar, agjencive turistike, etj. Pra, është jo vetëm grupi më i madh turistik, por i dyti pas këtij ka vetëm 30 % të grupit. Në nivel evropian është grupi i katërt në Evropë, dhe kjo është edhe risia. Ne kemi folur shumë për turizmin në Shqipëri, mediat tona dhe ato botërore e kanë promovuar, po ka qenë në kuadër të një promovimi diletant, apo populist ku thjesht një artikull ka përfunduar, qoftë edhe në New York Times, dhe kaq. Asnjëherë një grup kaq serioz nuk kishte marrë përsipër promovimin e turizmit shqiptar. Nuk është investuar ndonjëherë kaq shumë në Shqipëri një grup perëndimor. Përveç grupeve lindore, që nuk kam dijeni, për grupe turistike nga Ukraina apo Polonia që mund të jenë pak më të avancuara në këtë drejtim, por po flasim për dy nivele krejt të ndryshme. Për herë të parë një grup i këtij niveli promovon Shqipërinë. Për mua kjo është një risi jo vetëm për turizmin, por për gjithë ekonominë shqiptare. Është mbyllje e një tranzicioni dhe një kthesë historike për sektorin e turizmit. Gjithmonë deri më tani kemi pasur projekte me “do të” dhe kjo tashmë është një gjë shumë konkrete. Unë kam në dorë një kopje të katalogut të shkruar ku Shqipëria është përfshirë në destinacionet më të mira në botë, në grupin e Euroazisë.
Cilat janë destinacionet kryesore në vendin tonë që mund të jenë në fokus të këtij promovimi të ri?
Nga mazhoranca unë mbulon nxitjen dhe promovimin e investimeve italiane dhe ardhja e këtij grupi nuk është rastësi. Është dashur një vit e gjysmë punë për të sjellë këtë grup, ne kemi shkuar dhe e kemi kërkuar atje. Thithja e investimeve nuk bëhet vetëm me rrjetë-hidh dhe të kapë ç’të kapë. Jo, bëhet me fokus. Ne kemi kontaktuar me 2-3 grupet më të mëdha të turizmit italian, të paktën unë që mbuloj Italinë. Ja arritëm pas shumë vështirësish ta bënim Shqipërinë destinacion të grupimit më të madh turistik italian. Kontaktet e para që kam pasur në Itali kanë qenë ofenduese, pasi nuk e konsideronin fare Shqipërinë, as për ta diskutuar. Nuk ishte fare në fokusin e investimeve të tyre. Janë një grup shumë i madh botëror që bëjnë ture në të gjithë botën. Në këta katalogë Shqipëria ka dy ture. Akoma një pjesë e jona nuk ja kuptojnë rëndësinë, por rezultatet do t’ja kuptojmë që këtë verë. Është dashur një punë e madhe për t’i bindur, pastaj për t’i sjellë në Shqipëri. Pjesa më e lehtë ka qenë pasi ata erdhën në Shqipëri, pasi ata vendosën ta konsiderojnë Shqipërinë. Kanë ardhur që nga CEO-t e kompanive që ka grupi brenda vetes, dhe prej 4 muajsh vijnë në mënyrë të përjavshme inspektorë të cilët, jo vetëm kanë vizituar cep e më cep Shqipërinë, nuk kanë lënë muze pa parë, hotel pa hyrë, pjatë pa provuar. Pas kësaj vendosën në mënyrë të pazakontë, që në mënyrë të shpejt, që prej tetorit që kanë filluar të vijnë e deri më tani, brenda tre muajsh u përfunduan kontratat, u prenotuan hotelet, restorantet, etj. Në këtë mënyrë u vendos që të futej në Shqipëri në mënyrë zyrtare. Por çfarë do të thotë që Shqipëria u fut zyrtarisht në “Alpitour”? Do të thotë që në 2500 agjenci turistike që këta kanë në Itali, plus 2500 të tjera që i kanë të nënkotraktuara, të promovohet Shqipëria. Do të thotë që në paketën e miliona turistëve evropianë, tu shkojë për herë të parë si alternative Shqipëria, duke ju garantuar cilësinë, sepse ata vendosin emrin e tyre në këtë guidë. Turizmi është shumë delikat. Nuk mund ta vendosin emrin ata pa qenë të sigurt. P.sh. Turqinë ata e kanë përjashtuar prej vitesh.
A i ka Shqipëria kapacitetet për të përballuar cilësisht një rekomandim të tillë nga gjigantët e turizmit?
Të gjithë kur arrijnë në Shqipëri suprizohen për nga bukuritë e saj. Është një vend i mrekullueshëm, një koncentrat historie, kulture, arkeologjie. Ne për shumë shekuj kemi qenë pjesë e një kushinete ku luhen interesat e lindjes me perëndimin. Fatkeqësisht ne kemi një imazh të tmerrshëm sidomos në Evropën Perëndimore për shkak të ’97 dhe askush nuk beson që ka këto bukuri që ka. Një element tjetër që ne e kemi cilësuar si kasetë vetëmburrjeje, është mikpritja. Është realisht një gjë e rrallë që nuk lë asnjë të huaj pa suprizuar. Shqiptarët të lënë një impresion që nuk e gjen në asnjë vend të botës. Nuk ka operator që të mos iki i surprizuar nga kjo gjë në Shqipëri. Është përgjegjësi e madhe për një grup të tillë që të marrë familjarët nga Evropa e t’i sjellë në Shqipëri, pa qenë të sigurt dhe pa u bindur 100 %. Deri më tani Shqipërinë nuk e ka garantuar asnjëherë një grupim turistik i këtij niveli.
Turistët e huaj deri më tani, sa herë vizitojnë Shqipërinë ankohen për: cilësinë e rrugëve, transportin publik, guidat e munguara dhe pastërtinë e mjedisit. Edhe ju si ligjvënës ndesheni me këto probleme në përditshmërinë tuaj. A ke nevojë për më shumë përqendrim investimesh dhe vëmendjeje qeveritare në këtë drejtim?
Ka një problem shumë të madh me strukturat. Pasi bëmë gjithë këtë gjë, problemi që as ne as ata nuk e mendonin, ishte se nuk gjeje vende. Ka pak hotele me mbi 4 yje që mund të presin charter-a. Nuk mjaftojnë hotele me 30 dhoma. Ky vit është thuajse i ezauruar nga pikëpamja e kapaciteteve. Janë pak hotele me mbi 100 dhoma në Shqipëri, ka nevojë për shumë më tepër. Duhet të investohemi tek hotelet e mëdha. Pavarësisht se është mbyllur një kontratë si vit prove rreth 8 mijë dhoma, që janë bllokuar që vitin e parë nga ky grup në Shqipëri, mendoj që kërkesa do të jetë shumë herë më e lartë. Mendoj që do të jetë një problem shumë i madh pastaj akomodimi. Vitin tjetër duhet që me urgjencë të madhe të ndryshojmë edhe strategjinë, mbase edhe qasjen ndaj turizmin. Turizmi, si shtylla kryesore ku bazohemi për të zhvilluar vendin, nuk mund të jetë më një nga 20 drejtoritë e një ministrie. Na duhet një ministri vetëm për turizmin. Duke filluar edhe nga TVSH-ja. Unë e kam ngritur këtë problem edhe në komisione, edhe pse jam pjesë e mazhorancës dhe nuk kam kujt t’i ankohem. Turizmi nuk mund të jetë me TVSH 20 %. Nuk më interesojnë argumentet matematikorë. Nuk mund të pretendojmë ne që turizmin, shtyllën kryesore për të rritur ekonominë, ta zhvillojmë me TVSH katër herë më të lartë se vendet fqinje. Është e pamundur. Greqia përveç subvencioneve ka ¼ e TVSH-së tonë. Me grupet serioze që faturojnë gjithçka dhe e kanë gjithçka formale, 20 % TVSH është shumë. Doli paketa e Shqipërisë një lloj me atë të Sardenjës. Po kjo nuk është normale. Duhet të jetë pak më lirë, të paktën në fazën e parë.

(Katalogu me destinacionet turistike, ku ben pjesë edhe shqipëria)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO