Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi

Ndryshimet në ligjin i trajtimit të të burgosurve, i cili u synon tu japë më shumë mundësi dënimeve alternative dhe përdorimit të “burgjeve të hapura” për herë të parë, ngjalli debat në Komisionin e Sigurisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj hedh akuza se po bëhet për të liruar të dënuarit e posaçëm nga GJKKO dhe SPAK.

"Sipas këtij projektligji që ju keni rënë dakord, të dënuarit, të hetuar nga SPAK dhe GJKKO, të cilëve u ka mbetur 2 vite e 6 muaj pa vuajtur, përfitojnë nga burgu i hapur? Domethënë, dalin këta nga burgu apo jo?",- wshtw shprehur deputeti Enkelejd Alibeaj.

Megjithatë, i paqartë ishte në përgjigje propozuesi i këtyre ndryshimeve ligjore, kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.

"Të gjithë ata që plotësojnë kriteret ligjore do të përfitojnë, qoftë ambasadorë, qoftë drejtorë. Ai ka marrë një vendim për shkak të cilësive të veçanta, nëse gjykata ka menduar dhe gjykuar 2 vjet për shkak të rrezikshmërisë së veprës së autorit, ju për shkak të cilësive të veçanta nuk është për të vajtur te organizata kriminale. Nëse ndonjërin e dënojmë me 2 a 3 vjet, nuk do të vëmë me Pjetër Mustakuqin në një dhomë aty. Do e ulim do e ulim derisa të vijë hetimi",- Nasip Naço, deputet, PS:

Referuar ligjit, dhe ndryshime që propozon deputeti Nasip Naço, duhet nënvizuar se në një burg të hapur transferohen vetëm të burgosurit që më herët e vuajnë dënimin në institucion të sigurisë së ulët, sipas pikës 2 të nenit 20 të ligjit. Nga ana tjetër në një burg të sigurisë së ulët, sipas ligjit janë vetëm të dënuarit për kundërvajtje penale, për vepra penale nga pakujdesia dhe për vepra të tjera penale, dënimi i të cilave nuk i kalon pesë vjet burgim, sipas parashikimeve të Kodit Penal. Pra automatikisht përjashtohen vepra penale me dënime më të rënda se 5 vite, pra edhe një pjesë të subjekteve që marrin dënimet nga GJKKO. 

Por neni 16 i ligjit i përcakton qartë se të dënuarit për vepra të rënda, si ato nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, përsëritësit, krimet seksuale dhe krimet kundër jetës. 

Megjithatë ndryshimet ligjore të propozuara nga Naço thonë se i dënuarit që të mund të transferohet në një burg të hapur, duhet që të ketë një leje nga Komisioni i Vlerësimit te Rrezikshmërisë se te Dënuarve si një person që nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe ka një kontratë të rregullt pune, juridikisht të pranueshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë