Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave

Drejtori Ekzekutiv i EMA (European Movement Albania), Gledis Gjipali foli në lidhje skype për ‘Studio Live’ në Report Tv ku komentoi ecurinë e Shqipërisë në lidhje me reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që është parashikuar nga BE në vitin 2030.

Gjipali shprehet se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë në një moment pozitiv, por për vendin tonë një veto si ajo nga Greqia mund të paralizojë të gjithë procesin.

'Në rajonin tonë të Ballkanit perëndimor Shqipëria është në një moment pozitiv në një pozicion të mirë ndaj BE, si ndaj reformave politike dhe ligjërimet politike. Besoj se Shqipëria është e ndarë nga Maqedonia, secili nga ne ka nga një veto të ndryshme. Nuk na lidh më asgjë në proces. Secili vend vlerësohet sipas meritës.

Ne kemi rrugën tonë ata rrugën e tyre. Sa i përket pjesës sa kemi ne në dorë, është komplekse. Përveç vetos e paralizon procesin në mënyrë të njëanshme. Mjafton një vend si Greqia që e bllokon tërësisht procesin dhe mund të jenë kërkesa të arsyeshme ose jo. Këto janë reforma që kërkojnë kohë dhe ndryshim traktatesh. Aktualisht vëmendja e Brukselit është tek zgjedhjet.

Përgjithësisht, për t’ju kthyer Brukseli i ka qëndruar në distancë këtij konflikti, është një çështje dypalëshe  dhe jo e BE si Greqia ka dashur ta kthejë', tha Gjipali për Arbër Hitajn.

Sa i përket reformave Gjipali thotë se do të ketë një intensifikim të tyre në këtë periudhë për të arritur synimin në 2030, pasi tashmë do të ketë takime me grupet negociatore për të paraqitur arritjet e bëra nga vendi drejt anëtarësimit.

'Do të ketë një intensifikim të procesit dhe nëse duam të mbyllen në 2030 duhet që reforma të ecin përpara dhe një administratë publike që i çon përpara këto reforma.  Por edhe angazhim të grupeve të interesit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë. Nivel tjetër të administratës publike edhe në nivel lokal, pasi janë rekomandime që vijnë nga BE.

Duhet të kemi ritëm tjetër nëse duam të arrijmë tragetin e 2030. Dhe presioni do të jetë shumë më i madh, kërkesa për arritje të vazhdueshme shumë e madhe. Raportime të vazhdueshme në çdo takim të grupeve negociatore. Procesi i negociatave është proces raportimi. Çfarë Shqipëria ka bërë? A po i qëndron afateve? A po e bën me cilësinë e duhur dhe çfarë ndihme kërkon nga BE?

Është një raportim pasi Shqipëria synon të anëtarësohet në BE', shtoi Gjipali.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë