"Shqipëria etnike" fluturon mbi
Beograd, ndërpritet ndeshja
Videolajm/'Ballistët' ngritën flamurin në BeogradVIDEO

Beograd, ndërpritet ndeshja
Videolajm/'Ballistët' ngritën flamurin në BeogradVIDEO">
BEOGRAD- Ndërsa sfida Serbi-Shqipëri po zhvillohej në tension të vazhdueshëm, situata u bë edhe më e nxehtë teksa mbi stadiumin e Beogradit u valëvit flamuri me Shqipërinë etnike dhe figurat e heronjve Ismail Qemali e Isa Boletini. Edhe pse tifozët shqiptarë nuk u lejuan të shkelin shkallët e stadiumit "Partizani" në Beograd, flamuri kuqezi me shkrimin “Autoktonë” pllakosi heshtjen në stadium, teksa përballja mes dy ekipeve po i drejtohej fundit të pjesës së parë 0-0. Por ajo çka ndezi gjakrat ishte tërheqja e flamurit shqiptar nga futbollisti serb Mitroviç teksa flamuri valëvitej mbi fushë përmes një helikopteri të telekomanduar.
 
Djemtë e kombëtares "luftuan" në mes të Beogradit për të mbrojtur flamurin Kuq e Zi. Drejt serbit vrapoi futbollisti Taulant Xhaka që e ka shtyrë duke mos lejuar përdhosjen e flamurit. Kjo ka bërë që situata të përshkallëzohet. Futbollistët janë përfshirë në sherr mes njëri-tjetrit, ndërsa në fushë janë sulur shumë tifozë serbë të cilët zbritën nga të gjitha anët e stadiumit për të dhunuar kuqezinjtë. Bala, Agolli, Xhaka, kapiteni Cana, Mavraj dhe pjesa tjetër e ekipit u qëlluan me karrige dhe mjete të forta.
 
Gjendja e rënduar bëri që arbitri anglez Atnikson të ndërpresë ndeshjen në minutën e '42. Pas dhunës ndaj tyre në fushën e gjelbër lojtarët e kombëtares shqiptare u drejtuan në dhomat e zhveshjes, teksa duke u afruar pranë tifozëve, u goditën përsëri me sende të forta. Njëri prej mbështetësve të serbëve lëshoi shkelma drejt njërit prej futbollistëve shqiptarë, teksa forcat e rendit, qenë të paafta për të qetësuar situatën. Ato ndërhynë, por me vonesë, pasi çdo incident në fushë kishte përfunduar.
 
5 lojtarë të kombëtares dhe po ashtu stafi pësuan fraktura të lehta gjatë goditjeve që morën nga tifozët, madje dhe nga forcat e sigurisë në stadium.
 
Theksojmë që ndeshja u ndërpre për disa caste edhe në minutën e 31’ teksa nga një goditje këndi, Ansi Agolli nuk u lejua ta realizonte. Kjo pasi, në fushën e blertë pati mjaft raste ku tifozët serbë lëshuan në fishekzjarrë, duke bërë që klima e ndeshjes të bëhej e acaruar.  Por edhe në momentin që kombetarja jonë këndonte himnin, tifozët serbë fërshëllenin dhe krijonin zhurma që himni të mos dëgjohej.

Në pushimin midis pjesëve arbitrat dhe drejtuesit e dy federatave vendosën që ndeshja të përfundojë, pasi nuk kishte garanci për jetën e futbollistëve në fushë. Duke u nisur nga situata e jashtëzakonshme , Komisionerët e UEFA-s së bashku me gjyqtarët vendosën ndërprerjen e ndeshjes. Ndërprerja e ndeshjes për shkak të mungesës së sigurisë dhe dhunës së ushtruar do të thotë që Shqipëria mund të fitojë ndeshjen në tavolinë përballë Serbisë me rezultatin 3-0. 

Përreth 2 orë pas ndërprerjes së ndeshjes, kombëtarja shqiptare qëndroi brenda ambienteve te dhomave te zhveshjes deri në momentin e qetesimit te situates dhe largimit te cdo tifozi serb. Ekipi u nis pas mesnate nga Beogradi për në atdhe.

flamuri 

flamuri

sherri serbi

 
flamuri shqiptar ne serbi

sherri serbi
balaj
sherri serbi

sherri serbi

sherri serbi
sherri serbi
sherri serbi

Menaxheri i kombëtares, Bushi për A1 REPORT: Tragjedi! Na dëmtuan..para degjenerimit të dhunës na qëlluan me gurë, njoftova arbitrin!
 “ Lojtarët kanë fraktura dhe dëmtime të lehta. Janë 5 lojtarë unë dhe disa pjesëtarë të stafit që kemi me dëmtime. Jam shumë i stresuar, ajo ishte një tragjedi. Nuk e kuptoj si ndodhi e gjithë ngjarja, na pritën shumë mirë, por flamurin me telekomandë nuk e priste askush.
Ishte diçka absurde, në momentin që po luhej ndeshja janë lëshuar 4-5 gurë, dhe e kam njoftuar arbitrin e katërt. Arbitri tha se ndeshja edhe mund të vazhdojë, por ne i thamë që nuk i duam pikët, por shëndetin e lojtarëve dhe në të tilla kushte nuk mund ta vazhdojmë këtë ndeshje” tha Bushi.



Lorik Cana: U goditëm edhe nga stafi i stadiumit
 
“U goditëm edhe nga stafi i stadiumit, lojtarët kanë pësuar lëndime. Kapiteni i Serbisë, Ivanovic ka pranuar se takimi nuk mund të vazhdonte në ato kushte. UEFA kërkoi të dinte gjendjen e palës sonë, ne kishim pësuar lëndime” tha Cana.

Portieri Berisha: Gjendje lufte
“Ishte një gjendje lufte edhe para se të fillonte takimi, e pamundur të zhvillohej ndeshja. Lojtarët shqiptarë u dhunuan nga tifozët dhe nga stafi i sigurisë së Serbisë në fushë me karrige” tha portieri.


 
Bekim Bala: Nuk i trembemi askujt
Sulmuesi i kombëtares, Bekim Bala pas ndeshjes u shpreh se “Nuk i trembemi askujt. Serbët ushtruan dhunë në fushë, por ne nuk lejuam prekjen e flamurit shqiptar. Ishte gjendje lufte, ndeshja nuk mund të vazhdonte” tha sulmuesi. 

sherri serbi

Flamuri serb digjet në Shqipëri
Incidentet në Serbi kanë bërë që gjatë festës së tifozëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe të gjitha trevat shqiptare të digjet flamuri serb. Në qytet shqiptare në Elbasan, Tiranë dhe në Shkodër është djegur publikisht flamuri serb, ndërsa pritet që të flamurin që u valëvit mbi stadium të sillet nga kombëtarja kuqezi.

 shkodra me logo
 
FOTO/ 'Ivani i Tmerrshëm' goditi lojtarët shqiptarë në Beograd
Serbi Ivan Bogdanov i njohur me pseudonimin “Ivani i Tmerrshëm”, është futur në fushën e gjelbër të Beogradrit  duke goditur futbollistët shqiptarë.
 
Në këtë foto që Shqiptarja.com ka shkëputur nga momentet e përleshjes në fushë, duket “Ivani i Tmerrshëm” . Ivan Bogdanov tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik europian, gjatë akteve të tij ekstreme, në ndeshjen e vitit 2010, në Xhenova të Italisë.

Gjatë asaj ndeshje, teksa përplaseshin ekipet e Italisë dhe Serbisë, Ivani Tmerrshëm dogji flamurin e Shqipërisë. Për këtë akt dhe për të tjera vepra dhune Ivan Bogdanov u dënua nga UEFA me 3 vite përjashtim nga çdo ndeshje. 

ivani

(Në foto: Huligani serb Ivan Bogdanov i pranishëm në ndeshjen Serbi - Shqipëri)



Rama: Keqardhje për fqinjët, por lanë nam botërisht me shfaqjen e turpshme 
Kryeministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur ndeshjen e kombëtares sonë për aq kohë sa kishte lojë, siç thekson ai, ndërsa shpreh keqardhje për fqinjët, që sipas Ramës lanë nam botërisht për dhunën e ushtruar.

Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri, komenton incidentin e paprecedentë në Beograd çka solli edhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

“Krenar per Kuqezinjte qe per sa pati futboll fituan me loje e me raste / Keqardhje per fqinjet qe lane nam boterisht me shfaqjen e shemtuar.” shkruan Rama

Kur kryeministri brenda pak ditësh pritet të vizitojë Serbinë, pas këtij incidenti nuk dihet se cili do të jetë vendimi i kryeministrit lidhur me vizitën e tij në Beograd. 

Xhaka: Vrapova dhe e kapa flamurin, s’lejova ta prek ‘shkavi’
Futbollisti kosovar Taulant Xhaka, i cili ndaloi serbin Markovic të grisë flamurin e Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit, ka shkruar menjëherë në rrjetin social Facebook në lidhje me incidentin që ndodhi në fushën e gjelbër.
"Flamuri kuq e zi dhe Isa Boletini në fushë në Beograd, vrapova e kapa dhe nuk e lejova shkavin ta prek", shkruan Xhaka. 

Shulku: Lojtarët shqiptarë u goditën, gjendja psikologjike e tyre e rënduar
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbolli, Ilir Shulku menjëherë pas këtij incidenti tha për mediat se lojtarët kanë pasur goditje me shkelma dhe me grushte nga tifozët serbë. “Delegacioni i UEFA-s është mbledhur për të marrë një vendim. Gjendja psikologjike e lojtarëve është shumë e rënduar, lojtarët janë goditur nga tifozët”, tha Shulku.

Pjesa e pare e ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe shanset për gola
Shqipëri ka nisur në një atmosferë të jashtëzakonshme, teksa presioni ishte tejet i madh nga tifozët, ndërsa 4 mijë policë ishin në gatishmëri të plotë për të shmangur cdo incident të mundshëm që mund të regjistrohej. De Biasi ka zbritur në fushë me të njëjtin formacion që përgatiti ndaj Danimarkës, ndërsa grinda ishte me doza më të mëdha. Serbia e ka nisur mirë ndeshjen teksa ka rrezikuar me një goditje dënimi në minutat e parë me anë të Tosiç, por mbrojtja kuqezi ka larguar me vendosmëri të plota duke shmangur rrezikun.

Megjithatë minutat e vështirë vazhdojnë dhe në të 8’ Djurcic humbi një rast të pastër për të shënuar pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve. Gjyqtari Aktinson nuk jep një faull ndaj Shqipërisë duke nxjerrë në sulm me shpejtësi Serbinë, e cila rrezikon me Tadis, por këtë herë është Mavraj që largon rrezikun. Minuta e 15 sjell një tjetër moment të vështirë për Shqipërinë që shpëton pas gjuajtjes së Ivanovic. Pas minutës së 23 Shqipëria jep sinjalet e para duke iu afruar portës pas një tentative të Lenjanit nga e majta.

Ashtu sikur ndodhi me Danimarkën, Shqipëria rrezikoi portën serbe përherë të parë në të 31’ përmes një goditje dënimi dhe këndi, por vendasit largojnë me kujdes duke zbritur me shpejtësi me Ivanovic që pretendon një penallti pas harkimit të topit në zonë që largohet nga Cana. Mungesa e konkretizimit nga Serbia sjell nervozizëm duke u shoqëruar me ndërhyrje të parregullta ndaj Balës, ndërsa Aktinson ndëshkon kapitenin Ivanovic. Agolli hedh një top të bukur në zonë, mbrojtja largon, ndërsa Abrashi përfiton duke gjuajtur drejt portës, por ‘gardiani’ Stojkovic largon nga këndi. Agolli nga flamuri i këndit nuk lejohet që të godasë nga tifozët, Ivanovic u lutet tifozëve që të qetësohen, pasi ndërprerja e ndeshjes do të thotë humbje në tavolinë. Nga këndi Agolli harkon për Canën, i cili godet fuqishëm, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Minutat e mira vazhdojnë për Shqipërinë që merr frenat e lojës në dorë duke krijuar disa raste të mirë përsëri me Balën dhe Agollin, ndërsa Serbia tërhiqet në gjysmëfushën e saj. Në minutat e fundit tensionohet situata, tifozët serbë hedhin fishekzjarre në fushë, gjyqtari ndërpret ndeshjen për të dytën herë, ndërsa Aktinson këshillohet me arbitrin e katërt, teksa serbët u luten tifozëve që të qetësohen. Atëherë kur nuk pritej, tifozët shqiptarë suprizojnë duke lëshuar një flamur të telekomanduar. Flamuri shqiptar me Ismail Qemalin është tërhequr nga një lojtar serb në mënyrë të dhunshme duke sjellë reagimin e lojtarëve shqiptarë.

nikolic ne stadium
(Ne foto: Presidenti i Serbise Tomislav Nikolioc ne stadiumin Partizani)


TE GJITHA ZHVILLIMET PER NDESHJEN SERBI-SHQIPERI PARA NISJES SE SAJ

VIDEO/ Tifozët serbë: Kush s’kërcen është shqiptarë
Kur shënon ora 19:00 në sheshin Pavarësia në Beograd ka nisur festa e tifozëve serbë. Dy ekipet kundërshtare kanë mbërritur në stadium dhe gjithashtu ka nisur futja e tyre në stadium. Kombëtarja shqiptare mbërriti në stadiumin e Beogradit, sigurisht nën vërshëllimat e tifozëve vendas, por nën mbrojtjen e rreptë të policisë.  Gjithçka thuajse është gati për ndeshjen e madhe.
 
Por nuk kanë munguar thirrjet nacionaliste. Në festën e tifozëve serbë dëgjohen shprehjet:  “Kush s’kërcen është shqiptar!”
 
Gjithashtu, njezeri tifozet jane shprehur: Kosova eshte zemra e Serbise!

— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2014
Jera i KE: Shtetrrethim në Beograd, me 1 pikë jemi të kënaqur
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit,  Fatbardh Jera, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report, foli për gjendjen aktuale në Beograd në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Jera e cilësoi atë si një shtetrrethim, lidhur me masat e larta të sigurisë që janë marrë në kryeqytetin serb, për mbarëvajtjen e supersfidës.

Sipas Jerës situata vijon të jetë e tensionuar, me rrugët e bllokuara dhe me një numër të lartë të policëve përreth hotelit ku qëndron ekipi kuqezi. Sa i përket pritshmërisë, Jera u shpreh se edhe me një pikë, do të ishte një rezultat i kënaqshëm për ekipin tonë kombëtar.

 “Shtetrrethim në Beograd, nuk e kam parë kurrë një gjendje të tillë. Përgatitja e fortë, ndoshta nga vizita e Putinit në Serbi pas dy ditësh. Gjendja mjaft e tensionuar, shumë policë jashtë hotelit, rrugët të bllokuara.” tha Jera në intervistë për A1 Report. 

Zbardhet formacioni, 7 kosovarë në fushë
Shqipëria do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Danimarkës. Në portë do të jetë si gjithmonë Etrit Berisha, më pas në mbrojtje Cana, Mavraj, Hysaj dhe Agolli, në mesfushë Lila, Abrashi, Kukeli, Xhaka dhe Lenjani dhe i vetëm në sulm Bekim Bala.
 
Në formacionin kuqezi vihen re se do të nisin ndeshjen nga minuta e parë 7 shqiptarë nga Kosova duke e bërë akoma të fortë sfidën, teksa mediat serbe shprehen se ndeshja duket si Serbia përballë Kosovës.

Ndeshja Serbi-Shqipëri, ja formacionet
 Serbia: Stojkovic, Nastasic, Ivanovic, Kolarov, Mitrovic, Tosic, Gudelj, Matic, Tadis, Lazovic, Djurcic.

Në stol: Brkic, Rajkovic, Makjsimovic, Tosic, Tomovic, Petrovicx,Jojic, Ignjovski, Markovic, Kuzmanovic, Djordjevic, Mitrovic

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Mavraj, Lenjani, Cana, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj

Në stol: Shehi, Hoxha, Çurri, Shala, Cila, Meha, Kaçe, Kapllani, Rama, Cikalleshi, Salihi, Vajushi
 
E rrallë, bastet: Jo, skedina kundër Shqipërisë
Një nga kompanitë e basteve shqiptare ka marrë një vendim të rrallë, teksa ka vendosur që të mos pranojë asnjë bast kundër Shqipërisë në ndeshjen e sotme ndaj Serbisë.
 
Të gjithë klientët që kanë shkuar gjatë ditës së sotme për të mbushur skedina me rezultat të parashikuar kundër Shqipërisë janë refuzuar.

Flamuri kuqezi në Beograd
Flamuri kuqezi valëvitet në Beograd, aty ku sonte do të zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve. Sipas rregullit të FIFA, federata serbe ka vendosur flamujt e dy ekipeve në stadium, Shqipërisë dhe Serbisë.
 fatmire bajramaj
Kështu që me dëshirë apo jo, flamuri kuqezi prej 24 orësh qëndron në pikën më të lartë të stadiumit.
 
Gazetarja serbe për A1 Report: Situata e qetë, s'ka tifozë shqiptarë
Kur kanë mbetur edhe pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjendja deri më tani paraqitet e qetë, ndërkohë që sipas policisë vendase nuk raportohet që të ketë tifozë shqiptarë në Beograd, pavarësisht asaj që raportohet në media.

Kjo është ajo që bëhet e ditur nga gazetarja serbe Tamara Markoviç Subota, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.

“Tani është qetësi, për momentin ka vetëm policë sepse nuk ka tifozë. Policia serbe e ka trajtuar këtë si një eveniment me ndjeshmëri të lartë dhe këtë ndeshje do e ruajnë 3500 policë serbë. Policia serbe na ka thënë se nuk ka informacionet për tifozë shqiptarë të kenë mbërritur në Beograd ndryshe nga çfarë kanë raportuar mediat.” bëri të ditur gazetarja serbe



De Biazi: Luajme për fitore!
“Nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket objektivave tona fillestare. Mendoj se sipas këtij rendi Serbia, Danimarka dhe Portugalia janë tre skuadrat më të forta të grupit. Ne do të përpiqemi të dalim përtej parashikimit. Si do t’ia bëjmë? Do të përdorim cilësitë e lojtarëve tanë më të mirë për pikat e dobëta të kundërshtarëve. Për sa i përket tifozëve, me vjen keq që nuk janë, por jam i sigurt që do të na ndjekin nga televizori dhe do të vuajnë edhe pse shpresoj që në fund të gëzojnë së bashku me ne”, ka deklaruar trajneri i kombëtares sonë De Biasi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm