Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune, Censusi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet

Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune, Censusi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet

Foto ilustruese

Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie. Urdhri i Ministres së Shtetit për Rininë i botuar në Fletoren Zyrtare , shpall “thirrjen e tetë”, në kuadër të Programit  Kombëtar  të  Praktikave  të  Punës , pjesë e së cilës janë edhe njësitë  e vetëqeverisjes   vendore,   shoqëritë   tregtare   dhe organizatave  jofitimprurëse.  Procesi i rekrutimit do të kryhet pas aktivizimit i platformës online për aplikim: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat kanë për detyrim ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare dhe mediat sociale. Procesi i aplikimit fillon në datën 1 qershor 2023 dhe përfundon në 30 qershor 2023. Por cilat janë kriteret e aplikimit?

Aplikantët  duhet  të  jenë nga  mosha 21-26 vjeç; Duhet   të   jenë  minimalisht   të  diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datën 1 shtator 2023; nuk duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në  zhvillimin  e  aftësive  profesionale  e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik,  shoqëritë     tregtare  dhe organizatat jofitimprurëse. Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, thirrja e tetë, do të zgjasë 3  muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 Dhjetor 2023.

Praktikanti  do  të  kryejë  praktikën  e  punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar dhe që të certifikohet për përfundimin me sukses të programit, duhet të ketë  marrë  pjesë  minimalisht  në  80  %  të  periudhës  së zhvillimit të programit. Një ditë më parë, INSTAT njoftoi hapjen e 7 mijë vendeve vakante të punës për realizimin e Censusit të popullsisë, çka bën që në total përgjatë kësaj periudhe vetëm nga këto dy programe të jenë rreth 10 mije vende të lira pune.

Për të kryer aplikimin në kuadër të aktivitetit të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, ndiqni linkun: http://rekrutimecensi.instat.gov.al/shpalljet

 Për të parë hap pas hapi sesi kryhet aplikimi, referojuni manualit në linkun: https://www.instat.gov.al/media/11566/manual-aplikimi-cens.pdf   

Scan

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)