Investitorëve të huaj, të cilët duan të vijnë në Shqipëri, u ofrohet njohje e tregut shqiptar përmes një botimi të studios italiane Tonucci & Partner të titulluar "Guida e Biznesit 2014
Ky botim u prezantua të mërkurën në mbrëmje në një ceremoni të organizuar në Rezidencën Italiane, ku të pranishëm ishin Zv/kryeministri Niko Peleshi, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, përfaqësues të tjerë lartë të qeverisë, por edhe investitorë të huaj e vendas.
Zv/kryeministri Peleshi vlerësoi Guidën e Biznesit të hartuar nga kjo studio italiane. Sipas tij, guida është një ndihmë për të gjithë investitorët e huaj dhe vjen në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për promocionin e duhur, pasi shpesh është bërë edhe promocion jo i duhur. "Ajo i shërben investitorëve të huaj për njohjen me resurset shqiptare", deklaroi Peleshi.
Ndërkohë, ambasadori Gaiani, duke vënë theksin në mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, tha se ky botim është mjaft i dobishëm jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për qeverinë, e cila mund të shohë se si përceptohet vendi nga të huajt dhe për të ndërmarrë hapat për përmirësim në vazhdim.
Ky është viti i 15-te i botimit të Guidës së biznesit nga studioja italiane Tonucci & partners. Sipas përfaqësuesit të studios Tonucci & partners, Maroi Tonucci, guida është përditësuar vit pas viti nga studioja . Ajo sjell një fotografi të rritjes së vazhdueshme të Shqipërisë, duke pasqyruar çdo vit problematikat, por edhe mundësitë e shumta që ofron vendi.
Guida trajton tema me interes për investitorët të cilët duan të kenë menjëherë një përceptim të situatës politike dhe asaj normative në Shqipëri, të njohin rregullat, avantazhet fiskale, dëshirojnë të informohen mbi funksionimin e drejtësisë, sistemit bankar e financiar, avantazhet për investime në pasuri të paluajtshme si dhe legjislacionin për punën.
Edhe z.Tonucci pranoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit për thithjen e investitorëve të huaj dhe tani po hedh hapin përfundimtar për t'u vendosur në të njëjtin nivel me të gjitha vendet e BE-së./ATSH/
/Shqiptarja.com