Shqipëria më mirë se Franca?! 
Ja mashtrimi i Bashës e Berishës

Përgjatë dy ditëve të fundit, diskursi politik i Partisë Demokratike është përqendruar tek një statistikë e “Heritage Foundation”, e cila paraqet një rënie të Shqipërisë me 11 vende në indeksin e lirisë ekonomike, duke u pozicionuar në vendin e 65, nga 54 i një viti më parë.

Kapja pas kësaj statistike përbën një “autogol” për PD-në, pasi ekzistojnë prova që raporti është porositur direkt nga Lulzim Basha dhe sepse vërtetësia e fakteve të renditura në këtë statistikë është e dyshimtë. 

Ndërsa Shqipëria renditet e 65 në botë në indeksin e lirisë demokratike, raporti që PD përdor për të ilustruar “paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë” nxjerr që pavarësisht këtij përkësimi, Shqipëria ka një ekonomi më konkurruese se Spanja e vendit të 69, Franca e vendit të 72 apo Italia, edhe më keq, vetëm e 79-ta në botë. 

material
(Raporti për lirinë ekonomike)

Janë dy mënyra për të interpretuar këtë statistikë. E para, në mënyrë të kuptueshme, çdokush mund të konsiderojë si qesharake të dhënat që nxjerrin vendin tonë më mirë se tre prej ekonomive më të mëdha të Europës. 

E dyta, nëse të dhënat janë të vërteta, do të ishte qesharake për vetë PD-në që të ngrihet të protestojë, nëse vërtet ekonomia jonë është më performuese se ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, ajo e Francës.

Ndërsa u fokusua tek treguesit ekonomikë, në deklaratën e saj, PD qëllimisht fshehu lidhjen personale që ka Lulzim Basha me presidentin e këtij fondacioni, Jim deMint, lidhje që mjafton për të hedhur dyshime serioze mbi mundësinë e porositjes së kësaj statistike.

Vetë Basha raportoi se në 20 janar 2017, në ditën e inagurimit të Trump, u takua me “mikun e tij” DeMint.

Në një postim të vetë kreut të PD-së, mësohet se në takim u “fol për mënyrën se si ekonomia shqiptare mund të lirohet nga monopolet, duke krijuar një ekonomi të vërtetë tregu”.

“Presidenti DeMint ofroi ekspertizën dhe asistencën e “Heritage Foundation”, i cili është një prej institucioneve më të rëndësishme amerikane mbi politikat publike. Ky fondacion përpilon çdo vit indeksin e lirisë ekonomike, një tregues kyç ekonomik në 186 vende. Ekspertiza e fondacionit do të jetë e paçmuar për Shqipërinë”, tha me rastin e këtij takimi Basha.

DeMint, është në fakt sponsor i shumë udhëtimeve të Bashës dhe Mediut në Uashington.

Në mungesë të sigurimit të një ftese zyrtare, për në evente si ai i inagurimit të presidentit Tramp, Basha gjithmonë i është drejtuar DeMint, për një ftesë që të justifikojë udhëtimet e tij.

Edhe Mediu pranoi përmes një statusi në “Facebook” se kishte siguruar një biletë (jo ftesë), për të qenë pjesë e turmës së ceremonisë inaguruese të presidentit Trump, edhe falë lobimit (çka kushton shumë para) të DeMint.

Statusi i Mediut është ende i lexueshëm në profilin e tij. Të dhënat e raportit të “Heritage Fundation”./lexo.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha