Shqipëria me sytë nga Danimarka
Bushati niset tek homologu

Shqipëria me sytë nga Danimarka<br />Bushati niset tek homologu
TIRANË -  Ministria e Jashtme Shqiptare ka kthyer sytë nga Danimarka për të tërhqur investimtorë të huaj. Për këtë arsye është nisur sot në këtë shtet, për një vizitë zyrtare, ministri Ditmir Bushati.
 
Ai do të ketë s do të ketë takime me homologun danez Martin Lidegaard, me Kryetarin e Parlamentit danez Mogens Lykketoft, me Ministrin e Tregtisë dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Mogens Jensen, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit Lars Lose.
 
Gjatë takimeve në Kopenhagen do të diskutohen çështje të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve daneze në Shqipëri, si dhe mbi zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Kjo vizitë bëhet veçanërisht në kuadër të lobimit për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor dhe kjo temë do të jetë tema qendrore në të gjitha takimet.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat