Ministrja e Drejtësisë̈ Etilda Gjonaj, në vijim të vizitës së saj dyditore në Paris, zhvilloi një takim me Kreun e Autoritetit të Lartë për Transparencën e Jetës Publike, Jean Louis Nadal.
Ministrja Gjonaj njohu Nadal me nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu angazhimin e Shqipërisë̈ për të vijuar në rrugën e reformave në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe sfidave të integrimit në BE. Në cilësinë edhe të Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, ajo theksoi po ashtu angazhimin e fortë të qeverisë shqiptare për masat konkrete në luftën kundër korrupsionit.
Duke u ndalur mbi ecurinë̈ e reformës në drejtësi, ministrja Gjonaj informoi z. Nadal mbi ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈ dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me procesin e vettingut që ka filluar të jap rezultate konkrete.
Kreu i Autoritetit, Nadal shprehu vlerësimin për rezultatet e arritura në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, duke shprehur inkurajim dhe mbështetjen e tij dhe të institucionit qe drejton për Ministren Gjonaj dhe qeverinë shqiptare, lidhur me vazhdimësinë e reformave të ndërmarra. Duke theksuar se çështja e shtetit të së drejtës është̈ çështje e të gjithëve dhe e vullnetit të përbashkët, ai solli në vëmendje përvojën franceze për sistemin e drejtësisë̈ dhe disa nga nismat që Franca ka ndërmarrë̈ në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ku ka pasur një̈ bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme.
Nadal përshëndeti punën e madhe të bërë̈ deri më tani me Task Forcën antikorrupsion, si dhe dakordësoi se transparenca publike e denoncimit të rasteve të korrupsionit është̈ një̈ përgjigje e domosdoshme dhe një̈ mjet efikas në luftën kundër korrupsionit.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20%
-
As i mirë as i keq
35.6%
Vota total: 449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor, 20:53
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor, 14:29
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor, 13:49
-
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve! Tabaku: Buxheti s'ka asnjë ndryshim!
12 Nëntor, 09:58