Shqipëria ndeshje miqësore me Kosovën, do luhet në Zvicër

Shqipëria ndeshje miqësore me Kosovën, do luhet në Zvicër

Foto nga ndeshja e kaluar Shqipëri-Kosovë

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy miqësore të tjera, një në fundin e majit dhe një tjetër në fillimin e qershorit, të pranuara edhe nga FSHF dhe trajneri Panucci. Nëse për datën 2 qershor dihej dhe do të luhet me Ukrainën, mbetej për t’u parë për miqësoren tjetër më 29 maj. Sipas të gjitha gjasave, kjo miqësore do të luhet ndaj Kosovës.

Tashmë dy federatat janë duke punuar për të përfunduar këtë marrëveshje, në një ndeshje që pritet të zhvillohet po në Zvicër. Një takim mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvilluar edhe në vitin 2015, teksa përfundonte me rezultatin 2-2, vetëm se tashmë ka disa ndryshime.

Nëse gjithçka do të përfundonte me sukses dhe ky takim do të realizohej, atëherë kjo ndeshje nuk do të ishte aq “vëllazërore”, si në rastin e ndeshjes së parë. Kjo pasi këtë herë përfaqësuesja e Kosovës vjen me një stad të ri, teksa konkurron edhe në arenën ndërkombëtare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU