Alarmi për nivelin e sigurisë në territorin shqiptarë ka kaluar nga niveli i gjelbër në atë të kuq çka ka sjell dhe një sërë masash shtesë sigurie të dukshme.

Ky alarm bënë me dije burime për Shqiptarja.com nga policia e shtetit është ngritur për të monitoruar sigurinë dhe rendin publik si dhe për të parandaluar çdo akt të mundshëm keqbërës apo terrorist.

Ndërsa këtë të enjte masa shtesë sigurie ka pasur dhe në selinë e parlamentit aty ku mbahet seanca plenare. 

Shqiptarja.com ka mësuar se një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako shpërndarë të gjitha strukturave të varësisë ka kërkuar pajisjen e efektivëve në shërbim me armën automatik kallashnikov.

masa sigurie

Sipas planit të masave janë përfshirë në gatishmëri 1500 efektivë nga të cilët 250 i përkasin Gardës së Republikës të cilët monitorojnë objektet e rëndësisë së veçantë, përfshi selinë e qeverisë, Presidencën, vilat qeveritare, Ministrinë e Jashtme si dhe banesat e personaliteteve.

1250 efektivët e policisë janë pozicionuar në ambientet publike me prezencë të lartë qytetarësh, pika kalimi kufitarë si dhe agjentë civil në territoret e spitaleve dhe përreth shkollave përgjatë orareve të fluksit të lëvizjes së nxënësve.

masa sigurie

police me kllash

Por si janë përqendruar këto masa sigurie në Tiranë?

Patrulla të forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë pozicionuar në kryqëzimin e rrugës "Papa Gjon Pali" në afërsi të Televizionit Publik ku me antiplumb dhe automatik këto shërbime qëndrojnë përgjatë 24 orëve.

E njëjta situatë paraqitet dhe në rreth rrotullimin e Zogut të Zi ku të njëjtat shërbime të FNSH-s qëndrojnë aty së bashku me efektiv civil të anti-terrorit.

Masat shtesë të sigurisë kanë prekur dhe aeroportin e Rinasit, patrullat e FNSH-së janë përgjatë 24 orëve në gatishmëri maksimale.
Në ruajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aeroport janë angazhuar dhe forcat e komisariatit të Rinasit të cilat kanë shtuar kontrollet jo vetëm për qytetarët por dhe për të gjitha hyrje daljet në pistën e fluturimit.

masa sigurie

kuvendi
Foto të tjera..

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)