TIRANË-Komisioni për Integrimin Europian, Komisioni  për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin, "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrje të Republikës së Shqipërisë në Programin kuadër "Horizon 2020 - Programi për kërkim dhe inovacion".
E ftuar për të prezantuar projektligjin ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se pjesëmarrja në këtë projekt është një ndër prioritetet e BE-së lidhur me kërkimin shkencor.
"Me reformën e arsimit ë lartë dhe kërkimit shkencor sigurojmë një frymëmarrje të re. Ky projektligj synon që doktorantët dhe kërkuesit  shqiptar  të kenë mundësinë ti realizojnë doktoraturat pranë institucioneve prestigjioze që garantojnë cilësi", deklaroi Nikolla.
Anëtarët e tri komisioneve u shprehën dakord për kalimin dhe miratimin e projektligjit  në seancë plenare./ATSh/