Protestat që kanë përfshirë vendin në mënyrë të dhunshme pritet të jenë në qendër të debatit politik në Kuvend këtë të enjte. Pas shtyrjes së seancës së kaluar, deputetët do të mblidhen sot, në orën 10:00. Policia ka vendosur kordon sigurie rreth parlamentit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Interpelanca me ministrin Demo ishte kërkuar më herët nga opozita edhe më herët, por ishte shtyrë me argumentin se ai sapo kishte marrë detyrën dhe i duhej kohë të njihej me çështjet e ngritura. Interpelanca është kërkuar për sjelljen e policisë në protestat para parlamentit para se të niste java e protestave të dhunshme rrugëve të Tiranës. Do të pritet nëse tema e interpelancës do të 'zhvendoset' në mbarëvajtjen dhe sjelljen e policisë në protestat e 9 ditëve të kaluara.
Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe interpelanca të tjera. Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar gjithashtu interperlancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen edhe disa projektligje, mes tyre ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. PS kërkon nisjen e punës për ndryshimet ligjore për kompetencat e pushtetit vendor pas miratimit të hartës së re territoriale të vendit me 46 bashki.
lajm ne perditesim...

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote...

Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur të hyjnë në parlament të paktën një orë më herët para nisjes së seancës, pasi sot pritet edhe protestë.
Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu.
Pas pak minutash, Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. Brenda parlamentit, në pjesën e pasme, është pozicionuar edhe një zjarrfikëse, në gatishmëri për çdo situatë.
Në 9 ditët e shkuara, protestuesit, veç gurëve e sendeve të tjera, kanë hedhur edhe molotovë duke shkaktuar edhe zjarre në disa ministri e gjykata.
Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Vihet re se ka automjete të shumta policie, si dhe efektivë pasi sot, pritet që jashtë parlamentit të ketë protestë.










Komente
Komento