SPECIALE/ Shqipëria një vit nën kthetrat e COVID-19

TIRANË- Në këtë luftë që nisi me zbulimin e dy rasteve infektimi mbrëmjen e 8 marsit të një viti më parë, heronjtë janë bluzat e bardha. Çdo ditë duke u kujdesur për pacientët me COVID i ekspozoi ndaj virusit. 43 mjekë humbën jetën para kohe.

I pari që ndërroi jetë nga COVID-19 ishte Arjan Pushi. Hemtaolog dhe pedagog i shquar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Doktori ishte një nga personalitetet e mjekësisë të Shqipërisë. Ishte një nga hematologët me stazh dhe eksperiencë pune më të gjatë në shërbimin e hematologjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë. Për shumë kohë kemi qenë koleg, gati 20 vjet kemi punuar së bashku. Ishte një dhimbje e madhe për ne por kujtimi dhe vepra e Arjanit praktkisht është ajo që ngelet, të gjithë jemi të përkohshme, por puna jonë do ngelet. Ne e kujtojmë vazhdimisht me respekt dhe me shumë përkushtim punën dhe atë që la Arjani këtu mbrapa. Vërtet ishte viktima e parë ndër bluzat e bardha në Shqipëri. Ishte traumë e madhe për ne të gjithë, ishte traumë për ne si koleg por dhe për të gjithë pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë”-u shpreh mjeku Arben Ivanaj.

Arben Ivanaj, shefi i shërbimit të hematologjisë, ka një mesazh për qytetarët sa kohë që virusi është  prezentë në Shqipëri.

Mesazhi është i thjeshtë, virusi është akoma prezentë, është kudo. Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm derisa të mbyllet procesi i vaksinimit i plotë i popullatës, duhet bërë shumë kujdes”-tha mjeku.

Normaliteti që njihnim më parë tani duket i largët. Shkollat  u kthyen online. Për mësuesit kjo ka qenë një periudhë e vështirë.

Patjetër që jemi ndjerë të riskuar. Në mars kur u mbyll në fillim, për ne ishte sot për nesër që duhet të bëjmë mësimin në kushte shtëpie. Patjetër që ishte e vështirë për mësuesit, ishim të papërgatitur qoftë dhe nga ana e teknologjisë, por gjatë kthimit në shkollë me krijimin e platformave Akademia.al, Youtube dhe RTSH e ka bërë më të mundur zhvillimin e mësimit më normal dhe duke unifikuat temat mësimore. Patjetër që rrezikshmëria ka qenë kur ne u rikthyem në shkollë. Është  periudhë e vështirë por jo e pamundur. Të jesh mësues është sfidë në vetvete, mësuesi është misionar në profesion”-tha mësuese Mirela Reqica.

Studentët nuk e pritën mirë vendimin pas daljes nga karantina. Për ta ky ishte viti që i ktheu në të pasigurt për profesionin e tyre, për të ardhmen.

Mësimi online jo vetëm ishte i vështirë si për tu praktikuar pra për të filluar zbatimin e mësimit online por edhe teorikisht ishte i vështirë, pra për studentë që kishin nevojë të ishin në auditore për shkak se natyra e lëndës së tyre ishte goxha e komplikuar, nuk kane marrë njohuritë e mjaftueshme, ndjehet që kanë boshllëqe dhe ato vet ndihen të pasigurt për profesionin që do të zbatojnë nesër pasnesër. Sot thuhet që në shumë vende të Evropës apo botës mësimi nuk është bërë në auditore, por online. Por ajo që ne nuk shprehim të vërtetën është që në shumë vende që kërkonin një praktik të domosdoshme për zhvillimin e mësimdhënies, ato e kanë zhvilluar këtë praktik”- Agred Tafaj, student.

Xhesika Leka në Fakultetin Ekonomik thotë se nuk e ndjen veten studente. Ndjen   dhimbje që vitet më të bukura akademike po i kalon online.

Vitet akademike, studentore janë vitet më të bukura që një person mund të kalojë, dhe ti kalosh në një mënyrë të tillë duke i zhvilluar në shtëpi online në mënyrë jo efikase, është në të vërtet një dhimbje shumë e madhe jo vetëm për rininë shqiptare po dhe për të gjithë vendin sepse rinia është ajo që e zhvillon një vend dhe unë nuk e quaj dot veten studente në këtë mënyrë. Pritet që unë nesër e pasnesër të dal në tregun e punës dhe nuk e ndjej vetëm të aftë që t'i shërbej këtij vendi në profesionin tim në atë degë që unë kam mbaruar”- Xhesika Leka, studente.

Vendi ynë iu nënshtrua masave të shumta, nga karantina, në kufizime oraresh dhe mbajtjen e maskës me detyrim. Efektivët e policisë përgjegjës për kontrollin e zbatimit të masave, nuk iu shmangen infektimit me COVID. Fatkeqësisht 25 punonjës policie ndërruan jetë.

Në një vit u infektuan 112,897 qytetarë me COVID-19 dhe aktualisht numërohen mbi 35 mijë raste aktive. Çdo ditë ka viktima dhe shpresa e qytetarëve mbetet tek vaksina.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
LISTA/43 heronjtë e bluzave të bardha që COVID-19 u mori jetën

Report Tv ka zbuluar listën e plotë të mjekëve të cilët kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Fatkeqësisht virusi ka qenë i pamëshirshëm për 43 prej tyre.  I pari që ndërroi jetë nga COVID-19 ishte Arjan Pushi. Hemtaolog dhe pedagog i shquar i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë