Edhe Shqipëria duhet të shkatërrojë shishet boshe të vaksinës COVID siç bën BE për të shmangur mundësinë që të ripërdoren

Një procedurë pak e njohur për përdorimin e vaksinave anti-Covid ka të bëjë me shkatërrimin e shishkave kur ato tani janë bosh. Në Itali, si në shumë vende të Bashkimit Europian, ampulat e qelqit bosh në fakt shkatërrohen menjëherë pas administrimit te vaksinës dhe për çdo shkatërrim hartohet një raport që konfirmon procedurën. Po pse kjo masë? Arsyeja është të parandalosh që shishkat, të cilat mbajnë emrin e vaksinës me etiketën Pfizer, të mbushen në mënyrë klandestine me pak lëng dhe të përdoren në tregun e zi për të kryer mashtrime sikur te ishin doza vaksine.

Në Shqipëri asnjë procedurë e veçantë nuk ndiqet aktualisht me shishkat bosh. I kontaktuar nga Report Tv Erida Nelaj manaxhere e programit kombëtar te vaksinimi pranë ISHP shpjegoi se ampulat bosh mblidhen dhe i dorëzohen kompanisë që merret me asgjësimin e mbeturinave mjekësore, por pa ndonjë urdhër për shkatërrimin e tyre menjëherë apo procedura te veçanta. Përkundrazi, ndiqet një procedurë shume strikte në vendet e Bashkimit Evropian pikërisht për të parandaluar që ato shishka të largohen nga landfill dhe të përfundojnë mbushura me ujë në tregun e zi, ku tashmë ekziston një kërkesë e madhe për vaksinën.

Sigurisht që vetëm një person i papërvojë mund të mendojë të blejë një shishkë vaksine me lëng brenda. Siç dihet, shishet Pfizer duhet të ruhen në -80 gradë Celsius që vaksina të mos përkeqësohet. Vaksinat largohen nga fabrika në kontejnerë të ulët dhe të gjerë me emrin "picat" nga operatorët. Secila prej tyre përmban 196 shishka, secila e dobishme për të bërë gjashtë doza të vaksinës. Gjatë gjithë udhëtimit, vaksinat qëndrojnë brenda kontejnerëve të akullit të thatë të pajisur me pajisje elektronike të kontrollit të temperaturës. Në ngrirje speciale -80 grade, dozat mund të ruhen në mënyrë të sigurt për gjashtë muaj. Vaksina është në fakt, në këtë fazë, në formën e një pluhuri. "Gara me kohën" e vërtetë fillon më vonë, me shkrirjen.

Në mënyrë që të injektohet, vaksina duhet të shkrihet, duke e çuar atë nga -80 gradë në një temperaturë "frigorifer shtëpiak" ndërmjet 2 dhe 8 gradë celsius. Pasi të bëhet kjo, çdo shishkë duhet të përdoret brenda pesë ditësh. Prandaj është nga frigoriferi që mjeket dhe infermierët përgjegjës për përgatitjen e dozave nxjerrin shishkat dhe shtojnë tretësirë ​​fiziologjike në pluhurin e liofilizuar. Përmbajtja përzihet dhe shiringat e vogla përgatiten për injeksion intramuskular ne krah. Secila përmban përmbajtjen e një doze, afërsisht 1.3 ml lëng. Në temperaturën e dhomës, vaksina duhet të administrohet brenda disa orësh.

Pra, nëse dikush ju propozon të blini një shishkë vaksine të lëngshme, mund të jetë vetëm një mashtrim.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 11/01/2021 21:10

    Edvin Mafia nepermjet vaksinave kerkon me vra shqiptaret ka me i mbush me uje e ka me rrejt se kena vaksina.Te coheni ta shporrim kete mashtrus te kena Bacen Sali asht dhe mjek.

    Përgjigju
    • Drejtesia: 12/01/2021 00:01

      Ik e vrit veten o djalosh i rural

  • Zen: 11/01/2021 20:44

    Sa shpejt menduat per pislliqe o trumbrapsht. Po sa shishe ka harxhuar Shqiperia deri me sot ? 10 shishe per 50 doza vetem dhe ju Po jepni alarm!!!!!!

    Përgjigju
  • Ymer: 11/01/2021 20:39

    E rralle qe media pro qeverise te kritikoje. Mgjt sh.mire. Vetem se krahasimi me BE nuk ka vend pasi ne nuk jemi antare. Bie ere tender kjo pune

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/01/2021 20:37

    Qfar shpikje është kjo tani

    Përgjigju
    • Zani: 12/01/2021 07:14

      E kan shpik ato qe ven ç ne vend te q

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)