Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video ironizuese për kreun e PD, Sali Berisha. Këtë të fundit e ironizon me ‘bufat e kënetës’, ndërsa në sfond dëgjohen premtimet e Berishës se do jetë PD ajo që do ta integrojë Shqipërinë në BE.

“Askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë. Po Shqipërinë do ta integrojmë ne në Bashkimin Europian. Ne jemi ADN-ja e integrimit”, dëgjohet Berisha të thotë në video.