Shqipërisë i munguan 3.7 milionë turistë në 2020, shkak pandemia! Operatori turistik: Humbjet arrijnë 1.6 mln €, rezervime minimale nga Anglia

3.7 milionë shtetas të huaj i munguan turizmit shqiptar në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, dhe masave kufizuese.

Nga mbi 6.2 milionë  që hynë në vitin 2019, INSTAT raporton se në vitin e pandemisë në Shqipëri erdhën vetëm 2.6 milionë qytetar të huaj, duke shënuar një rënie prej 58.5%.

Turizmi do të kthehet tek 2010, dhe do na duhet na duhen 5-6 vite që të arrijmë fluksin e 2019”, shprehet operatori turistik Xhimi Lamaj.

Mbi 50% e turistëve që vizituan vendin në vitin që shkoi ishin nga Kosova me mbi 1.3 milionë hyrje. Sipas të dhënave gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Xhimi Lamaj operator turistik thotë se përpos humbjeve financiare, tashmë kanë nisur edhe anulimet për rezervimet e shtyra nga viti 2020 për në pranverën e këtij viti.

“Ne që jemi agjenci që merremi me turizmin hyrës me turet kulturore pothuajse kemi qenë zero nga nëntori 2019. Humbja financiare mendohet 1.6 miliardë euro. Komplet stafi është dërguar në shtëpi, vetëm për kompaninë tonë punonin 10-12 guida dhe që tashmë janë papunë, dhe po shohin për punë tjetër. Grupet që kishim të rezervuar për 2020 u s’postuan për këtë vit, dhe këtë vit kemi marrë anulimet për muajit prill dhe maj”, shprehet Lamaj.

Megjithatë vaksinim po jep shpresë kryesisht tek anglezët të cilët kanë nisur të rezervojnë për këtë vit.

“Kanë filluar prenotimet për muajit qershor, shtator dhe tetor. Kryesisht ne operojmë me shteteve perëndimore, dhe atë nordik dhe izraelit. Anglia ka filluar të bëjë rezervimet e para”, thotë eksperti.

Viti që lamë pas e ktheu shumë mbrapa  këtë sektor, i cili arriti rekord në vitin 2019, ku vendi u vizitua nga 6.2 milionë turistë të huaj, dhe të ardhurat në buxhet arritën në 1.8 miliardë euro.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 27/01/2021 20:40

    Mln apo mld?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë