Shqipja në Maqedoni, Ngjela: Ka dy
fakte të ngritjes shqiptare në Ballkan

Shqipja në Maqedoni, Ngjela: Ka dy<br />fakte të ngritjes shqiptare në Ballkan<br>
Sot, para një ore u votua ligji i gjuhës shqipe në parlamentin e Maqedonisë: shqipja u bë gjuhë zyrëtare.

Gruevski ka dashur të dhunojë fizikisht kryetarin e kuvrndit Talat Xhaferin.

Në fakt kjo duhet të jetë shenja e fundit e genocidit sllav kundër shqiptarëve, dhe fillimi i ringritjes së dinjitetit shqiptar në shtetin Maqedon.

Dhe ka qenë teza amerikane, shprehur dje në Beograd nga zëvendës sekretari i shtetit amerikan që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj, e njëjta kuptueshmëri qëllimore e kësaj kohe.

Nuk kanë më forcë kundër shqiptarëve as serbët dhe as grekët.

l. Aleanca shqiptaro- amerikane për Ballkanin Perëndimor është në një ecje me ngjitje. Porse koha po tregon se kjo aleancë është një domosdoshmëri historike për vetë Perëndimin

Ringritja e personalitetit shqiptar në Maqedoni është testi i madh i ecjes përpara të albanizimit të Ballkanit Perëndimor.

Shumë shpejt do shohim që shqiptarët janë mbi 50 përqind e popullsisë së shtetit maqedon, dhe shqiptarët do të jenë në shtetin me shumicën e tyre.

Në këtë seancë parlamentare kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e tregoi veten se është jo vetëm një gjeneral fitimtar i UÇK -së, por edhe një burrë shteti.

Ndërkaq duhet të kuptojmë se ngjarjet e përbashkëta që kanë një objekt, sigurisht që janë të lidhura.

ll.Një ngjarje e njëjtë mund të quhet edhe ajo që zëvendës sekretari i shtetit amerikan theksoi dje në Beograd.

Ai tha: "askush nuk mund t'ia ndalojë Kosovës të drejtën për të ngritur ushtrinë e saj".

Po ta shohësh me një sy normal, kupton se në të dy vendet e shqiptarëve etnikë në Ballkan, në Kosovë dhe në Maqedoni, amerikanët po i rikthejnë shqiptarëve të drejtat e tyre të nëpërkëmbura në njëqind e pesëdhjetë vjet.

Kjo në fakt është pa dyshim pjesë e planit që e vendos aleancën shqiptaro-amerikane në veprimin e saj intensiv për të krijuar realisht botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të politikës amerikano-gjermane - dhe gjithçka në konsolidimin e pengesës ruse në këtë zonë.

Kontradiktat amerikano ruse përkundrejt interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor kanë vetëm një element dominant të pashlyeshëm: botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në funksion të kësaj, të gjitha orvatje e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri për të bashkëpunuar me Moskën, duhet të goditën të rëndë.

Në të vërtetë kjo ka qenë sëmendja shqiptare e shitjes së liderëve të tyre, e cila pas përfundimit të Reformës së nisur, do të marrë fund.

lll.Gjithsesi shqiptarët kudo ku janë po përjetojnë zgjimin e tyre me përkrahjen e madhe amerikane.

Kjo kohë do të hyjë në histori si periudha kur shqiptarët kaluan nga mbijetesa në eskalimin e tyre drejt ngritjes së përgjithshme si komb, si etni, si forcë dhe si një fillim i arritjes së zhvillimit tyre drejt prosperitetit.

Dhe, kjo kohë, nuk koinçidon nga rasti dhe me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ka qenë vazhdimisht në njëqind vjet që korrupsion i kryeministror shqiptar ka përkrahur luftën që fqinjët aneksues territoresh kanë bërë deri genocid kundër shqiptarëve

Por, tani, pas këtyre ndodhive që përmendëm, kuptohet qartë edhe qëllimi i lobimit rus që ka bërë Lulzim Basha me qarqet ruse. E si mund të qëndrojë në krye të së djathtës shqiptare një bashkëpunues me armiqtë shekullor të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja