Shqiptarët udhëheqin drejt fitores ekipin e Konyaspor në Turqi. Përballë Goztepe, vendasit triumfuan pastër me rezultatin 3-0, ku ishte sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të të takimit.
Më tej mesfushori Endri Çekiçi dyfishoi shifrat duke realizuar në minutën e 28-të të sfidës.
Ndërsa 'qershia mbi tortë' erdhi nga një tjetër shqiptar, por i përfaqësuese së Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili realizoi në minutën e 71.