Shqiptarët protestë në qendrën e dëbimit në Angli pas vetëvrasjes së bashkatdhetarit: Krim, të mbahet përgjegjësi

MBRETËRI E BASHKUAR- Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur hetimet pasi një emigrant shqiptar ndërroi jetë në spital pas një tentativë vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes së azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick. Vdekja e shqiptarit, Alfred Dosku nga Librazhdi, u konfirmua më 18 nëntor, ndërsa Home Office lajmëroi se Policia, mjekësia ligjore dhe avokati i popullit kanë nisur hetimet.

Ditën e sotme (19 nëntor) një grup shqiptarësh kanë protestuar jashtë ambienteve të qendrës Brook House. Ata thonë se brenda qendrës ku mbahen emigrantët ka ndodhur një krim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Taulant Omi, një prej protestuesve tha se është një turp për shoqatat shqiptare në Angli që marrin mijëra paund, por nuk ju bashkuan kësaj proteste ndonëse ishin njoftuar. Po ashtu, një turp e cilësoi edhe faktin që ambasada shqiptare nuk ka reaguar pas vdekjes së shqiptarit Alfred Dosku. Protestuesit ndezën qirinj në nder të shqiptarit që humbi jetën.

“Këtu jemi në vendin e krimit, ku tentoi vetëvrasje Alfredi. Sot ishim për protestë në Brook Hose, për rastin e Alfredit. Shoqatat shqiptare marrin mijëra paund në vit dhe asnjeri nuk erdhi sot këtu për të protestuar për ata shqiptare që marrin fondet në emër të tyre. Këta njerëz kanë ardhur 160 milje larg për të protestuar, ndërsa shoqata e Londrës kanë mbi 30 vite që marrin mijëra paund dhe asnjëri nuk erdhi. Trup për shoqatat, ambasadat që nuk interesohen, turp për këdo që e kishte mundësinë me ardh sot këtu”, tha Taulant Omi.

Alfred Dosku kishte mbërritur një vit më parë me gomone në Angli. Ai mbahej prej ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia. Ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, nga shoku i dhomës. Besohet se një depresion i mundshëm e çoi në tentativën e vetëvrasjes shqiptarin. Alfred Dosku u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faiku: 20/11/2023 09:22

    ambasada shqiptare i konsideron si armiq emigrantet qe duan ti prishin imazhin e shkelqyer shtetit. keta zoterinj kane ngelur ne kohen e luftes se ftohte

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/11/2023 09:05

    Kriminel dhe krim të bën kryekrimineli në vendlindje , kthehu dhe protesto në Tiranë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë