Eksperienca e ushtrimit të drejtës të votës përveç rëndësisë duke shënuar një fillim historik për të ushtruar të drejtën kushtetuese nuk prodhojë asgjë konkrete ashtu siç në fakt pritej përtej diskursit  demagogjik të politikës. 

Në fakt potencialet e shqiptarëve që jetojnë jashtë janë të jashtëzakonshme në vendet ku kanë zgjedhur ose i ka qasur jeta të jetojnë si dhe për Atdheun nga ku kanë origjinën dhe memorien, por duke përdorur  potencialin e parë i shërbehet edhe të dytit e në fund ky shërbim bëhet plotësues dhe i rëndësishëm për të  dy realitetet. 

Shqiptarët në Itali dhe në Greqi janë realitete shumë të rëndësishme, tashmë jo vetëm si numra, por edhe për shumë element të tjerë që ndërtojnë realitetin social. 

Beteja e shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet të jetë në dy drejtime në të njëjtën kohë dhe më të njëjtën intensitet:

- Të gjejnë mënyrën për t'u bashkuar dhe për t'u faktorizuar politikisht në vendet ku kanë emigruar si Italia dhe Greqia. Bashkimi mund të bëhet duke e konsideruar veten si një realitet të vetëm politik dhe elektoral për ata që kanë shtetësinë dhe të drejtën e votës e këtu e kam fjalen sidomos për Italinë.  Në Itali tashmë janë rreth 217 mijë shqiptarë me shtetësi italiane, disa e kanë fituar për shkak të viteve të gjata të emigracionit e disa të tjerë tashmë të lindur në Itali janë maxhoren dhe bëjnë pjesë tek "italianët e rinjë".  

Fronti i shqiptarëve për t'u bërë pjesë e faktor në jetën politike me shumë se një objektiv për përfaqësimit lokale duhet të jetë objektiv i përfaqësimit të nivelit kombëtar dhe këtu e kam fjalen për mundësinë reale që të kemi shqiptarë në Parlamentin dhe Senatin italian. 

Kjo është shumë më e mundur për shkak të numrave dhe hapësirës më të madhe, sesa tendenca për përfaqësim lokal në rajone dhe komuna ku gara me paragjykime dhe kthehet shpesh mision i pamundur ashtu siç ka ndodhur edhe në ato raste që e kanë provuar vitet e fundit. 

Ndërsa nëse fillojnë e organizohen, zgjohen e bashkohen për zgjedhjet parlamentare edhe duke u bashkuar me subjektet e rëndësishme politike italiane kanë mundësi reale që të arrijnë të kenë deputet apo senator. Mandej, për mua është thuajse e pa pranueshme që deri tani nuk ka ndodhur. Zgjidhja e vetme është aktivizimi në jetën politike dhe të qenit të bashkuar. Suksesi në politikë nuk vjen nga indeferentizmi apo frika për t'u përballur me sfidën, por duke besuar tek numrat dhe tek rëndësia e përfaqësimit si një mision i rëndësishëm. 

Nëse shqiptarët që jetojnë në Itali do kishin një përfaqësues të tyrin në Parlamentin apo Senatin italian do të ishin shumë gjëra ndryshe për t'a, por do të ishin gjërat shumë më të thjeshta  edhe për t'u faktorizuar në jetën politike të Atdheut. 

Gjithashtu një senator apo deputet me origjinë shqiptare në Parlamentin italian do të ishte një figurë e rëndësishme për të kanalizuar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë në një dimension të ri reciprociteti. 

- Beteja e dytë po aq e rëndësishme e shqiptarëve që jetojnë sidomos në Itali dhe Greqia që për nga numrat dhe distancës janë të favorizuarqë të faktorizohen dhe të angazhohen në jetën aktive politike të Shqipërisë. Kjo është e mundur vetëm përmes bashkimit duke mbajtur qëndrime të përbashkëta  përtej ndarjeve klasike që politika shqiptare ka njohur nga ardhja e pluralizmit politik e deri më sot. 

Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë disa beteja shumë të rëndësishme për të bërë për t'u faktorizuar seriozisht në jetën politike të Shqipërisë dhe gjëja e parë që duhet të bëjnë është të vazhdojnë betejën e tyre për të ndryshuar ligjin aktual të votimit dhe Kodin Zgjedhor të Shqipërisë i cili nuk u jep asnjë mundësi përfaqësimi, por përdor votën e tyre për të ruajtur establishmentin e tyre. 

Këto zgjedhje duhet të konsiderohen vetëm si një sinjal rizgjimi për shqiptarët që jetojnë jashtë për të rritur pjesëmarrjen e tyre në jetën e politikës aktive të vendit të tyre të origjinës, Shqipërisë.

Politika shqiptare duket se ka hyrë në një rreth vicioz që nuk arrin të kapërcejë veten dhe të jetë në pritshmëritë e qytetarëve. Prandaj, ndoshta jemi në rrethanat që kriza e politikës shqiptare mund të kapërcehet nga një figurë lidershipi që vjen nga shqiptarët që jetojnë jashtë ashtu siç ka ndodhur në fakt në histori sa herë ka pasur nevojë vendi duke nisur nga Skënderbeu, Ismail Qemali e mjaft figura të tjera të rëndësishme derisa të instalojë diktatura. Me ushtrimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë ka plotë hapësira për rikonfirmin e një lideri që mund të vijë nga  shqiptarët që jetojnë jashtë duke u angazhuar edhe në jetën aktive politike të vendit për t'i një dimension të ri me energji dhe modele të reja duke ju përgjigjur aspiratave të shqiptarëve.