Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur sërish sot kryetarit të PD, Lulzim Basha, lidhur me shifrat e kriminalitetit. Basha u shpreh sot në deklaratë për mediat se shqiptarët po sundohen nga bandat. Përmes një reagimi në Twitter, Xhafaj thotë se deklaratat e Bashës janë alogjike, ndërsa publikon shifrat krahasuese të periudhës kur kryetari i PD ishte ministër i Brendshëm, përkatësisht për periudhën janar-shtator 2010 dhe janar-shtator 2018. 

Basha, dje:

“Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!

Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm