Një lajm i publikuar nga mediat greke, se shqiptarët po i vjedhin çajin e malit, ka bërë që Kryetari i Shoqatës së Grumbulluesve, Përpunuesve dhe Eksportuesve të Bimëve Mjekësore, Filip Gjoka, t’i drejtohet Report Tv për të bërë përgënjeshtrimin.

Në artikullin e AP thuhet se Gjoka ka thënë se “shumë shqiptarë të varfër kalojnë malet për të mbërritur në Greqi, sepse në Shqipëri çaji është tharë për shkak të temperaturave të larta”, pohim që vetë Gjoka e quan të deformuar.
 
Sipas Gjokës kjo është përpjekje tendencioze për të fajësuar shqiptarët ndaj një situate të zakonshme.
 
Nëse përgënjeshtrimi i lajmit nuk do të ndodhë, Gjoka shprehet se do të ndjekë edhe rrugët ligjore derisa të thuhet e vërteta rreth pohimeve të bëra prej tij.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com