Shqiptarët zgjedhin festën greke për t'u kthyer në atdhe, por përballen me radhë kilometrike në Kapshticë (VIDEO)

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Kapshticës për shkak të problemeve në sistem. Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha bën me dije se radha e automjeteve në doganë është më shumë se 1 km. Për fluksin e automjeteve në doganën e Kapshticës ka ndikuar edhe festa kombëtare në Greqi, ku edhe kjo e hënë ka qenë ditë pushimi duke bërë që pala greke të punojë me reduktim.

Emigrantët shqiptarë kanë shfrytëzuar ditët e festës greke për tu kthyer në atdhe por janë përballur me trafik të rënduar. Po ashtu radhë të gjata ka patur edhe në doganën dalëse, ku ka patur një numër të shtuar të shtetasve grekë që rikthehen në Greqi.

Pas disa orëve pritje, radha në Kapshticë është reduktuar pasi ka ardhur edhe sistemi në bazat kompjuterike doganore që ka përshpejtuar proceduarat e kalimit në kufi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 29/10/2019 12:20

    Shume mirë bene qe erdhen dhe të mos kthehen më atje. Jam dakort me kafshën. Si eshte e mundur që ngulmojne e rrine atje duke ditur së c heqin akoma nga raprezaljet?! A e dine qe Italia eshte vetem 4 ore nga Shqiperia? Përse rrinë në Anadoll?

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/10/2019 09:26

    Të mos kthehen më atje ku i shkelin me këmbë por të rrinë në atdhe!

    Përgjigju
  • Albani: 28/10/2019 19:46

    Po cfare sistemi thoni , aty po punohem me full sportele dhe jane mbi 10 mije veta qe duan te kalojne kufirin per 4 ore , nuk mund te kalojne 10 Mije njerez ne nje krar te gjithe , kapacitetet jane te kufizuara per nje ngarkese te tille! Vetem dini te shani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?