Zbulohen detaje të reja nga banda shqiptare në Greqi, së cilës iu sekuestruan 28 kg kokainë që erdhi nga Holanda, ndërsa ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori.
 
Të arrestuar nga policia greke janë një çift shqiptarë dhe dy grekë.
 
Por mediat greke zbulojnë se njëri nga shqiptarët e arrestuar që njihej me emrin 'Fabio' ishte ura lidhëse e bandës mes kartelit 'Cali' në Kolumbi i njohur për përplasjet me kartelin 'Medellin' të Pablo Eskobarit dhe Ndrangheta-s në Itali.
 
Pas futjes së drogës në Greqi përmes shoferëve të kamionëve, dy nga të cilët të arrestuar, shqiptarët e shpërndanin në Itali dhe Europë.
 
'Fabio' emri i vërtetë i të cilit nuk dihet sipas mediave greke ka një pasuri të madhe dhe ka investuar edhe në Itali.  
 
Madje shqiptarët dhe grekët shfrytëzonin emrat e njohur të modës si “Louis Vuitton” për të fshehur drogën.
 
 

d.b/shqiptarja.com