Shqiptari i vë flakën shtëpisë në Itali për të djegur gruan dhe 4 fëmijët, por vdes vetë (FOTO)

Shqiptari i vë flakën shtëpisë në Itali për të djegur gruan dhe 4 fëmijët, por vdes vetë (FOTO)

Shtëpia e djegur

Një 47-vjeçar shqiptar në Itali ndërroi jetë nga asfiksimi nga zjarri që i vendosi vetë shtëpisë me qëllim për të djegur familjen. Viktima është Dritan Çobo.

Sipas medieve italiane në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në Civitella del Tronto (Teramo) midis Abruzzo dhe Marche 47-vjeçari pati një debat të ashpër në familje. Çobo spërkati me benzinë divanin dhe i vendosi zjarrin shtëpisë, teksa e gjithë familja ishte brenda, gruaja 37-vjeçe dhe 4 fëmijët, 20, 19, 17 dhe 6 vjeç.

Djali i madh i familjes ndërhyri me shpejtësi duke nxjerrë nga shtëpia vëllezërit dhe nënën dhe u rikthye që të marrë edhe të atin, por 47-vjeçari kishte ndërruar jetë nga asfiksia. 37-vjeçarja me 4 fëmijët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa pas djegies së shtëpisë dykatëshe, autoritetet lokale do të strehojnë përkohësisht familjen shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 14/06/2020 12:12

    Nje rast domethenes shpagimi . Uroj qe qofte edhe njeri nga femijet te mos i ngjase baba-mutit. Kjo familje duhet te rilinde.ne kualitetin e saj te jeteses.Fati i mire ishte me Nenen dhe kater femijet e saj.

    Përgjigju
  • Vlore: 14/06/2020 09:30

    Paskan shpëtuarë një herë e mirë... tani janë të lirë të jetojnë si të duan!

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2020 09:28

    Dmth gruaja e tij paska pjelle qe 17 vjeç? Kush baba shqiptar le vajzen e tij minorene në duar kanibalësh të tillë katilë ?

    Përgjigju
    • Era: 14/06/2020 11:42

      90 % e vajzave shqiptare jan martuar ne moshe te re, duke filluar nga mosha 14 vjecare. Dhe shumica e tyre bejne jete sketerre.

    • Kafsha eshte me e zgjuar se kafsha: 14/06/2020 11:09

      Kafsha flet ne gjuhen kafshes, ka pjelle

    • Robi: 14/06/2020 10:42

      Janë pafund o kafshë

  • Hasan Pordha: 14/06/2020 08:42

    Kush mundohet ti beje varrin tjetrit bie vete brenda.

    Përgjigju
    • anna: 15/06/2020 07:31

      Kjo fjale e urte popullore besoj nuk vlen ne kete rast.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë