Kur Mario Peqinit, 25 vjeç, i kishin thënë se ishte shpallur kryepastiçieri më i mirë i vitit, ai kishte menduar se po bënin shaka.

Megjithatë, kjo nuk ishte e rastësishme, pasi pasioni ishte i madh. Megjithatë, pasioni i tij për gatimin daton që në fëmijëri. Në Shqipëri ai rrinte pothuaj gjatë gjithë kohës me gjyshin e tij peshkatar dhe më pas filloi edhe të gatuante.

Mario Peqini mbërriti në Itali me familjen 13 vjet më parë. "Në fillim ishte e vështirë pasi nuk dija edhe gjuhën italiane, por më durim, arrita të përshtatesha", - ka thënë ai për mediat italiane. Me mundësinë e parë që iu dha, ai filloi të bënte stazhin e shkollës në restorantin “Il luogo di Aimo e Nadia”, ku i dhanë kurajon që të vazhdonte.

Më pas, ai u zhvendos për të bërë një trajnim e më pas, pasionin e tij e vazhdoi në Rimini si pastiçier. Por, surpriza erdhi rreth 3 vjet më parë, kur Aimo i propozoi për ta bërë kryepastiçier.

Mario e ka quajtur një kënaqësi të madhe këtë post, ndërsa punëdhënësi e tij ka pohuar se Mario hyn në kuzhinë në orën 9 të mëngjesit, dhe del prej saj në orën 6 pasdite.

(ad.ti/shqiptarja.com)