Ai është një model suksesi në biznes, historia e të cilit fillon kur ishte 14 vjeç, rreth 23 vjet më pare, si emigrant në Itali. Që nga ajo kohë, për 37 vjeçarin Eduart Ndocaj nga Lezha, nuk ka pasur kthim pas. I rrethuar nga fama ai zgjedh të jetojë larg metropolit luksoz të Milanos dhe vendoset në fshatin e lindjes Manati, i sigurt për të rilindur shpresën për zhvillim. Në një rrëfim për të shkuarën dhe të ardhmen, pasardhësi i familjes së kryeplakut të Bajrakut të Manatisë të Mirditës Kol Gjok Deda, i cili udhëhoqi ngritjen e flamurit në Lezhë në vitin 1912, shprehet se formula e suksesit është guximi për ndryshim.
Shikoni fotogalerinë
Z. Ndocaj, si shumë të rinj pa prespektivë në vendin tuaj ju u detyruat që të merrnit një vendim të vështirë për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të filluar një jetë të re në Itali, experiencë e cila ju ndryshoi jetën. Si i gjykoni ato momente ndërsa kanë kaluar tashmë shumë vite?
Po, është e vërtetë, isha fëmijë kur lashë Shqipërinë dhe ju drejtova shtetit fqinj Italisë, për një të ardhme më të mirë dhe për një perspektivë më të begatë për mua dhe familjen time. Gjithçka nisi nga pamundësitë e shumta në vendin tim dhe gjendja tejet e veshtirë ekonomike që përjetonim. Vitet në emigracion nuk kanë qenë aspak të lehta, madje shumë të vështira.
Sfidat e përditshme kanë qenë egzistenciale për mua, por me punë, vullnet dhe shpresën tek Zoti, ja kam dalë të arrij aty ku synoja. Nuk është e lehtë të kujtosh momentet e mbërritjes në Itali me shumë vështirësi, sikundër shumë të rinj dhe të reja shqiptare në ato vite, nuk ishte e lehtë të ndaheshe me njerëzit e familjes dhe kujtimet e vendlindjes, por më të vështira se këto kanë qenë fillimet e para në vendin fqinj. Emigrantët shqiptarë përballeshin në ato vite me shumë pengesa por më shqetësueset ishin etiketimet fyese.
Gjithësesi gjithkush me punën dhe karakterin e tij mundi të integrohet dhe, jo vetëm kaq, por shumë njerëz të ndershëm arritën të ndryshojnë edhe preceptimin negativ për shqiptarët jo vetëm në Itali por edhe në vendet e tjera. Përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kam menduar të bëj çudira por jam munduar që në punën time të jem korrekt dhe i vendosur për të bërë më të mirën time dhe të mbaja përgjegjësi për çdo veprim timin. Suksesi dukej në horizont dhe kjo më jepte kurajo për të vazhduar drejt tij.
Jo keq, duket se gjithçka ja ka vlejtur. Sot jeni nje investitor i njohur me ambicje të shumta. Ku është e përqëndruar puna juaj në Itali?
Ajo që unë po përjetoj tani është si pasojë e një pune pa përtim për shumë vite. Natyrisht që ja ka vlejtur, natyrisht që unë dhe ekipi im po vjelim frytet e kësaj pune dhe jo vetem kaq, ne jemi ambiciozë për të mos u kenaqur me të tashmen, synojmë për më shumë. Unë drejtoj kompaninë “Ndocaj Group”, si president dhe pronar i saj, kompani e cila operon si lider në fushën e ndërtimit për më shumë se 13 vite në Itali dhe për mbi 3 vite edhe në Shqipëri.
Kompania ka një staf prej qindra punonjës shqiptarë dhe italianë. Stafi teknik ka në përbërje të tij profesionistë të vërtetë, inxhinierë ndërtimi, arkitektë dhe konstruktorë të diplomuar në universitetet më të njohura italiane. Është kënaqësi e veçantë që, përveç fitimit, si qëllimi kryesor i biznesit, klientët tanë, këta subjekte private dhe publike,na besojnë për ndërtimin e shtëpive, qendrave të bisnesit, rinovimin dhe restaurimin, në sajë të garancisë tashmë të provuar që ofron cilësia dhe siguria e kompanisë që unë drejtoj.
Në këtë drejtim tashmë kemi konsoliduar eksperiencën dhe profesionalizimin tonë. “Ndocaj Group” aktualisht është e angazhuar në ndërtime komerciale private si dhe në punët publike për rinovimin, ndërtimin ose mirëmbajtjen e ndërtesave industriale, arsimore, spitalore, objete të kultit dhe ndërtesa të tjera publike.
Një nga sipërmarrjet më të rëndësishme në këtë drejtim është ndërtimi i “Porta Galibaldi” në Milano, projekt i cili është pjesë e rikonceptimit të “Garibaldi-Repubblica” dhe është ndërtuar në disa nivele, me një sipërfaqe totale prej 110.000 metra katrorë. Një tjetër kantier ndërtimi ështe në Trento Altodadige, i cili përbëhet nga lagje me sipërfaqe prej 180.000 metra katror të dedikuara për sektorin e shërbimeve, dyqaneve, shesheve, rrugëve, qendra kulturore, muze, salla koncertesh, ekspozita arti dhe teatro, hotele etj.
Sa i përket investimeve në vendin tonë çfarë keni parashikuar?
Në fakt tashmë e kemi kaluar fazën e parashikimeve dhe jemi në atë të konkretizimit të sipërmarrjeve që do t’i ndryshojnë jetën komunitit në shumë aspekte. Bëhet fjalë për vënien në efiçencë të plotë të një fabrike për prodhimin e makaronave, fabrikë e cila, për nga teknologjia dhe vizioni, është jo vetëm shumë premtuese por njëkohësisht do t’ju vijë në ndihmë shumë banorëve të zonës. Lënda e parë e fabrikës do të jetë mielli shqiptar çka do të nxisë prodhimin e grurit nga vetë banorët e zonës dhe më gjerë.
Në këtë fabrikë është planifikuar që të punësohen dhjetëra punonjës, banorë të komunave të Lezhës, çka do të ndikojë në uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike të po aq familjeve. Ky investim tashmë nuk i përket më së ardhmes por është pjesë e së tashmes dhe shumë shpejt pritet që të inagurohet, ndërsa ka filluar puna për përzgjedhjen e burimeve njerëzore.
Një tjetër projekt , sërish me impakt të gjerë për jetën dhe mjedisin e zonës është edhe ngritja e një industrie për përpunimin e mbeturinave urbane për rreth 120 mijë banorë në të cilën do të punësohen rreth 60 qytetarë. Sikundërse e vërejmë edhe në jetën e përditshme kultura e riciklimit të mbetjeve urbane është ende në fazat e saj fillestare. Ajo që kërkojmë të bëjmë është pikërisht riciklimi i mbeturinave të prodhuara në vend dhe jo importimi i tyre nga jashtë.
Ka mjaftueshëm lëndë të parë e cila shkakton ndotje në mjedis dhe në shëndetin e banorëve të qarkut të Lezhës, por ajo që pritet të ndodhë pas vënies në jetë të këtij projekti nuk është vetëm rritja e cilësisë së higjenës, por përftimi i energjisë elektrike. Impianti riciklon mbetjet duke prodhuar energji elektrike. Ky është një projekt nga i cili do të gjenerohet një rritje e sigurtë ekonomike për zonën e Lezhës. Jam i ndërgjegjshëm se këto dy investime nuk janë të mjaftueshme për uljen e varfërisë, por ato janë garanci e sigurtë për ndryshim.
Zoti Ndocaj, ju jeni një përfaqësues model i komunitetit shqiptar në Itali, për ju flitet shumë jo vetëm nga shqiptarët por njëkohësisht edhe nga shtypi italian. Si ndiheni nga kjo vëmendje mediatike dhe jo vetëm?
Ne shqiptarët që jetojmë dhe punojmë jashtë vendit ndjenjën e solidaritetit e kemi më të theksuar. Kjo për shumë arsye, por mendoj se ajo më kryesorja është produkti që sjell bashkëpunimi. Në kompaninë që unë drejtoj ka shumë shqiptarë si dhe shumë italiane, mes tyre nuk ka diferencim. Moto e tyre në punën e përditshme është bashkëpunimi për të gjeneruar zhvillim. Në fillimet e mija në Itali unë, si çdo shqiptar tjetër në emigrim, e kam ndjerë peshën e rëndë të etiketimit të komunitetit shqiptar si “delet e zeza”.
Është shumë pak të thuash se shikoheshim si njerëz të rrezikshëm për komunitetin europian në tërësi dhe për atë italian në veçanti. Sot ky perceptim ka ndryshuar rrënjësisht. Shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali. Ata ruajnë traditat dhe zakonet e tyre, nuk identifikohen si njerëz të rrezikshëm, por, falë punës dhe dinjtetit të tyre, kanë fituar respek nga kushdo. Këtë status padyshim na është dashur kohë që ta fitojmë.
Krimi i rrugës dhe çdo veprimtari kriminale tashmë nuk ju faturohet më shqiptarëve apriori, dhe kjo tregon se arsyeja dhe vlerësimi ka dominuar mbi paragjykimet e tepruara dhe shpesh herë pa baza. Qëllimi im është që emigrantët shqiptarë të kthehen në vendin e lindjes. Këtë gjë kam bërë edhe unë. Investimi në vendlindje është kryefjala e punës sime.
Kur flitet për emrin dhe historinë time, sinqerisht nuk mendoj për veten në ato momente por për historinë e përbashkët të miliona shqiptarëve kudo në botë të cilët me punën e tyre kanë ecur përpara. Nuk janë thyer nga rreziqet, frika dhe paragjykimet por kanë ndjekur shpresën tek Zoti për një jetë më të mirë dhe më të begatë.
Kufinjtë janë thjeshtë përcaktime gjeo-politike, ato sado të larta të ngrihen nuk do të mund të ndajnë shpresat e njerëzve. Unë zgjodha rrugën e vështirë për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë të tjerë kanë gjetur një rrugë të ngjashme apo të ndryshme me mua. E rëndësishme është që asnjëherë nuk e kemi harruar që jemi shqiptarë.
Zoti Ndocaj si e gjykoni klimën e të bërit biznes në Shqipëri?
Unë nuk e konceptoj dot paranë pa e vënë në qarkullim. Vetëm nëpërmjet saj mund të ketë zhvillim. Klima e të bërit biznes në Shqipëri është shumë e ashpër. Dua të flas në mënyrë të veçantë për zonën e Lezhës. Kjo zonë ka një varfëri ekstreme. Shumë emigrantë kthehen në vendlindje dhe më pas largohen përsëri. Kjo situatë është shumë e trishtueshme.
Varfëria është në stanjacion. Ajo që kërkohet nga komuniteti i biznesit është pikërisht që të shfrytëzohen resurset e mëdha ekonomike të shqipërisë. Në vendin tonë ka shumë burime natyrore të cilat, në rastin më të mirë nuk shfrytëzohen ndërsa në atë më të keqin vidhen. Unë bëj pjesë në grupin e personave të cilët duan të investojnë, por politika në Shqipëri vijon të ndjekë filozofinë bizantine dhe atë të ndëshkimit.
Pasiguria e të bërit biznes dhe të tjera paqëndrueshmëri të bëjnë vërtetë pesimist, jo vetëm mua por këdo, por asnjëhere s’do të mund të na ndalë të ecim përpara. Personalisht kam sjellë shumë bisnesmenë të huaj në Shqipëri të cilët nuk kam mundur t’i integroj. Aferat politike kanë bërë që shumë biznese të falimentojnë dhe shumë të tjerë të jenë në agoni të plotë.
Që të bësh biznes në Shqipëri duhet patjetër të keshë mbështetje politike në të kundërt është vetë politika ajo që të ndëshkon me gjoba dhe mjete të tjera të sofistikuara për të të dështuar. Klima e të bërit biznes duhet të ndryshojë në kahun e lirisë. Politika duhet të lërë të qetë biznesin dhe ky i fundit duhet të orientohet drejt tregut.
A jeni gati për të qenë pjesë aktive e politikës dhe si i shikoni formacionet e reja politike dhe ato tradicionale?
Përfshirjen në politikë nuk e shikoj të pamundur. Ajo që dua është të kontribuoj në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, rritjen e punësimit dhe cilësinë e infrastrukturës. Pjesëmarrja në politikë nuk është thjeshtë një sfidë për veten. Pas kthimit në vendlindje kam dëgjuar me vëmendje kërkesat e qytetarëve të Lezhës të cilët më kanë kërkuar të shtoj pjesëmarrjen time në jetën politike dhe shoqërore.
I kam vlerësuar dhe kam analizuar në detaje shprehjet e tyre. Ato nuk janë thjeshtë deshira, janë një kurajo e madhe që më obligon mua të jem prezent në çdo vend ku merren vendime për komunitetin ku jetoj. Duke analizuar gjendjen e mjeruar të fshatrave të Lezhës si dhe gjendjen e vetë qytetit mendoj se askush nuk do të qëndronte indiferent.
Unë nuk pajtohem me varfërinë, mjerimin dhe mungesën e shanceve të barabarta për banorët e Lezhës. Nuk pajtohem me mungesën e veprimit të ligjit dhe rritjen e nivelit të korrupsionit. Nuk pajtohem me kulturën e mosndëshkueshmërisë dhe përqëndrimin e pushtetit në një dorë të vetme. Të gjithë kërkojmë diçka ndyshe. Këmbanat e integrimit nuk pushojnë asnjë moment për Shqipërinë.
Maxhoranca në pushtet nuk ka as dëshirë dhe as vullnet që t’i dëgjojë këto këmbana. Është një fatkeqësi të tallesh me të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Ndërkohë ajo që të jep shpresë është pikërisht qëndrimi i opozitës shqiptare e cila më shumë se asnjëherë tjetër po bashkërendon elementët e domosdoshëm që t’i sjellë vendit ndryshimin e duhur dhe progresin e nevojshëm.
Padyshim që çdo kush do të donte të rreshtohej në kahun e duhur të historisë, dhe në këtë rast të gjithë e ndjejnë dhe e kuptojnë se bëhet fjalë për një ndryshim për rilindje dhe jo për vazhdimësi të papërgjegjshme. Formacionet e reja politike i shikoj shumë sfiduese, jo vetëm për nga programet e tyre politike por edhe për nga përshfaqja e këtyre programeve.
Për shumë vite ju zoti Ndocaj keni jetuar jashtë atdheut. A ndihen emigrantët shqiptarë të harruar nga qeveria shqiptare?
Shumë shqiptarë jetojnë sot jashtë atdheut, por ata ndjekin me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet politike në vend. Këta qytetarë, megjithëse ndodhen jashtë territorit shtetëror, me punën e tyre ndihmojnë të afermit e tyre në Shqipëri, çka do të thotë se ata sjellin të ardhura për vendin dhe rritjen ekonomike.
Por kjo gjë duket se nuk e shqetëson politikën shqiptare teksa ajo përgjatë të gjithë këtyre viteve ju ka mohuar këtyre njerëzve një ndër të drejtat më thelbësore kushtetuese, pikërisht atë të votës. Sot populli shqiptar flet me gjysëm zëri, madje jo vetëm kaq por manipulimi me emrat e emigrantëve në listat zgjedhore është një tjetër shqetësim.
Emigrantët shqiptarë jashtë atdheut jo vetëm që ndihen të harruar nga qeveria shqiptare por shpeshherë ndihen të turpëruar nga veprimet e saj. Me vjen mirë që vitet e fundit është artikuluar domosdoshmëria e votimit të emigrantëve shqiptarë. Opozita aktuale e ka bërë tashmë pjesë të programit të saj këtë domosdoshmëri dhe unë jam optimist se aplikimi i votimit të emigrantëve është një hap përpara drejt demokracisë përfaqësuese.
Zoti Ndocaj familja juaj është e përmendur në vite ndër familjet patriotike të Lezhës. A ju bën ju kjo më të besueshëm në një përballje elektorale dhe cili është vizioni juaj për këtë qytet?
Unë jam krenar që jam pasardhës i një familje patriote. Në ngjarjen më të rëndësishme të popullit shqiptar stërgjyshi im, kryeplaku i Bajrakut të Manatisë të Mirditës, Kol Gjok Deda ka qenë protagonist në ngritjen e flamurit në Lezhë në 1912. Megjithëse kanë kaluar 100 vite që nga ajo ditë ende emri i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij kujtohet me nderim.
Prejardhja ime më bën akoma më të përgjegjshëm për t’i shërbyer komunitetit tim me ndershmëri dhe sakrificë. Dua të eci në gjurmët e atyre që këtij vendi i kanë shërbyer pa asnjë interes. Ky nuk është një premtim, është betim ndaj vetes, familjes, paraardhësve dhe pasardhësve të mij. Besoj se në një përballje elektorale ky fakt nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh pasi në zgjedhje njerëzit vlerësohen për atë që ata përfqësojnë individualisht.
Stërgjyshi im nuk më përket vetëm mua, ai dhe shokët e tij i përkasin të gjithë qytetarëve të Lezhës. Në të gjitha takimet e mija brenda apo jashtë vendit jam munduar që në Shqipëri dhe veçanërisht në zonën e Lezhës të gjenden mekanizmat e duhur për të shfrytëzuar brenda parametrave resurset e mëdha natyrore.
Lezha është një ndër ato vende që këto resurse i ka të shumta. Bregdeti, malet, lagunat, turizmi etj janë vërtetë garanci për zhvillim. Por pyetja që ngrihet është përse nuk shfrytëzohen këto resurse për të sjellë zhvillim ekonomik. Me të gjithë të drejtën e Zotit, gjithëkush e ngre këtë pyetje, jo vetëm vetes, por edhe njëri-tjeterit.
Arsyeja është se politika nuk ka vepruar asnjëherë në shërbim të komunitetit por në shërbim të saj. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe për këtë nuk duhet pritur më. Kemi humbur shumë kohë nga tranzicioni i vështirë. Nuk ka më arsye që turizmi në Shqipëri të mos jetë mekanizmi kryesor i zhvillimit të vendit.
KANTIERET E PUNES TE "NDOCAJ GROUP" NE MILANO

(Foto: Kol Gjok Deda, Lezhë 1912)
MEDIAT ITALIANE SHKRUAJNE PER EDUART NDOCAJ

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com