Greqi-Një 50-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Greqi. Shqiptari u gjet ditën e sotme në në kryqëzimin e rrugëve Boreadon dhe Moussa në Varkizë.
Raportohet se burri është qëlluar katër herë me thikë në bark nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë në mes të kryqëzimit.
Ndërkohë sipas Prothotema.gr. shqiptari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të medias së vendit fqinj, ai është goditur pas shpine, kurse autorët mbeten të panjohur. Katër autorët, dy prej të cilëve në makinë dhe dy me motor, i janë afruar viktimës dhe e kanë sulmuar në befasi.
I plagosuri me origjinë nga Shqipëria është dërguar në Asklepionin e Voulas. Ngjarja u shënua sot (24 Dhjetor), në orën 15:15, në Varkizë. Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura.
Policia greke tha se i dëmtuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka plagë serioze nga pas shpine dhe në pjesën e barkut. Ndërkohë që më herët kishte pasur edhe raportime në numrin 911 të policisë për të shtëna armësh.