Shqiptari i parë që u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, zbardhet dinamika sesi ekzekutoi menaxherin anglez të fimës ku punonte

Shqiptari i parë që u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, zbardhet dinamika sesi ekzekutoi menaxherin anglez të fimës ku punonte

Elton Sefa

MBRETËRI E BASHKUAR- Mediat britanike kanë zbardhur ngjarjen që tronditi opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm. Shqiptari, Elton Sefa u akuzua për vrasjen e menaxherit anglez, John Woodward në firmën e ndërtimit ku punonte. Sefa është shqiptari i parë që është ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Fillimisht u mendua se Woodward kishte gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit nga një lartësi, por pas ekzaminimeve të trupit të viktimës rezultoi se ai kishte një plagë në kokë. Sipas BBC, Elton Sefa e ka goditur menaxherin e tij me një shtizë metali, tre herë në kokë. Pas goditjes, ai është larguar nga kati i katërt i ndërtesës ku ndodheshin dhe e la John Woodward të shtirë në tokë, i cili më pas u gjet nga një punëtor tjetër. Ngjarja ka ndodhur në 27 prill 2018, ndërsa Sefa pas vrasjes është larguar nga Londra dhe është fshehur në Shqipëri.

25-vjeçari nga Durrësi jetonte ilegalisht në Angli dhe për tu punësuar ai kishte përdorur një emër të rremë Frankie.

Elton Sefa nuk ka pranuar të tregojë pse e sulmoi menaxherin në një mënyrë kaq brutale, por është justifikuar me faktin se nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Sipas dëshmive Sefa dhe menaxheri i tij kishin shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa një koleg i tyre në dëshminë e tij ka thënë se një ditë para vrasjes ka vënë re një tension mes Sefës dhe menaxherit Woodward.

Elton Sefa shënoi rastin e parë të ekstradimit të një shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërsjelltë mes dy vendeve. Sefa u arrestua në zonën e Shijakut pasi autoritet britanike kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për akuzën e vrasjes me dashje.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në 2 mars 2019 vendosi ekstradimin e Sefës në Britani. Ky vendim nuk u prit mirë nga familjarët e Sefës të cilët pretendojnë se djali i tyre nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje, por thjesht erdhi në Shqipëri nga frika se ishte pa letra. Avokati mbrojtës i Sefës, Arsen Çaushaj i ka kërkuar Gjykatës së Durrësit pezullimin e ekstradimit duke vënë para Gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja, një sërë dokumentesh që vërtetojnë se 25-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik. Sipas dokumenteve rezulton se Sefa është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019. 

Por, Gjykata e Durësit nuk pranoi provat e trupës mbrojtëse dhe Elton Sefa u ekstradua në 15 janar të 2020.

John Woodward që mbeti i vrarë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda