Shqiptarët vigjilentë të dyfishtë, jo vetëm ndaj shkatërruesve, por edhe ndaj limuesve të tyre

Shqiptarët vigjilentë të dyfishtë, jo vetëm ndaj shkatërruesve, por edhe ndaj limuesve të tyre

Prej vitesh është kthyer në një mision: Të mbrojmë Shqipërinë nga shkatërruesit. Nga ata që morën edhe gurët e rrugëve, pllakat e institucioneve, divanët e zyrave, parqet, mallet, lumenjtë, diplomat dhe universitetet për të ngritur kullat e suksesit personal e për t’i justifikuar këto arritje si trashëgimi, apo djersa e prindërve, apo e fëmijëve, apo gjenialiteti i vjehrrave, kunetërve, bashkëshorteve, bashkëjetueseve

Ja, ne shqiptarët po i kalojmë vitet kështu: Duke hapur sytë. Duke u përpjekur mirë a keq, si ballkanas të vecantë, ndryshe nga gjithë ballkanasit e tjerë më fatlumë se ne në ndërtimin e shtetit dhe të gjërave. Është disafish më e vështirë se në vende të tjera që në Shqipëri të jesh viglilent. Dhe shqiptarët janë shumëfish. Do të doja të shihja një zviceran në Shqipëri, apo një gjerman apo francez, ose një Italian. Të gjithë në këto shtete i kanë ndarë llogoret mirë: mafia, korrupsioni, informaliteti, nga një anë, dhe Shteti nga ana tjetër. Do të doja të shihja një zviceran, francez apo Italian që në vend të Shtetit të kishte njerëz që bëjnë punë që në vendet e tyre i bëjnë ata nga ana tjetër e llogores: mafiozë, trafikantë… Në gjithë këto vende kush nuk bën një punë të mirë, nuk mbrohet, nuk limohet, nuk kamuflohet dhe riprezantohet si i ri.

Ndërsa ne në Shqipëri, edhe nëse e shohim një punë të keqe të gjithë, edhe pse e provojmë në kurriz, sulmohemi nga limuesit, mbuluesit, transformuesit e atyre që bëjnë shkatërrime, falsifikime, manipulime. Në Shqipëri duhet të bëjmë një sforco të dyfishtë: ndaj keqbërësve dhe ndaj limuesve të tyre. Përditë, në 30 vite demokraci, ka sa keqbërës të shtetformimit, aq dhe limues të punëve të tyre që nuk i shërbejnë vendit.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fiqiriu: 04/05/2023 19:40

    e kapur komplet .....

    Përgjigju
  • Mirela: 03/05/2023 23:21

    Edhe ne Shqiperi i kemi ndare gjerat: ne njeren ane mafia, korrupsioni, keqqeverisja, abuzimi, grabitja e pasurise publike dhe nga ana tjeter.... asgje. Ne kemi vetem nje ane, te organizates kriminale Rama qe ka kapur shtetin dhe per fat te keq edhe median e cila censuron lirine e shprehjes apo me keq, eshte e rreshtuar ne ne "anen" me lart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin