/ATSH/-Kredia në monedhën e gjelbërt amerikane po rritet ndjeshëm gjatë vitit 2015.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, (SHSHB) nëse në fillim të vitit 2014 kredia në dollarë zinte rreth 6.4% të kredisë për ekonominë, në Janar të këtij viti pesha e kredisë në dollarë është rritur në 8.2%.
Ekspertët e fushës shprehen se, megjithëse ekonomia shqiptare ka vite që ka hyrë në një cikël të euroizimit, rritja e kërkesës për dollarë, tregon se ka ende sektorrë dhe subjekte të interesuar për kredinë në monedhën amerikane. Kredia në dollarë amerikanë në Janar të këtij viti kishte vlerën e 44.6 miliardë lekëve, 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Interesat e dollarit amerikan në vitet e fundit kanë qënë mjaft të ulëta, si rezultat i reflektimit të ecurisë në bursat ndërkombëtare.
Ndërsa kredia në dollar përdoret kryesisht nga bizneset që kanë marrëdhënie biznesi me vendet ku përdoret si monedhë kryesore tregtie dollari amerikan, ose prej atyre bizneseve të cilat blejnë lëndë të para, çmimet e të cilave kuotohen në monedhën amerikane.
/Shqiptarja.com