Shtatë gjëra që bëjnë njerëzit e lumtur para gjumit

Shtatë gjëra që bëjnë njerëzit e lumtur para gjumit

Njerëzit lindin të lumtur, megjithatë, shumë të rritur nuk e kultivojnë lumturinë dhe mendojnë që janë pa fat. Po çfarë bëjnë njerëzit e lumtur para gjumit?!

Luten

Të gjithë duhet ta dinë një lutje, edhe nëse nuk janë praktikantë feje. A ke takuar ndonjëherë njerëz që bien të flenë dhe zgjohen të lumtur çdo mëngjes? Kur shumë njerëz të varfër janë pyetur për arsyen e lumturisë së tyre, kanë thënë që ata luten para gjumit. Ata janë mirënjohës për një ditë jete. Nuk ka rëndësi gjendja e humorit dhe si ishte dita, lutu para se të flesh dhe do të zërë gjumi më shpejt dhe do të jesh më e lumtur kur të zgjohesh.

Lexojnë

Shqetësimi është një pjesë e pashmangshme e jetës, prandaj është e rëndësishme të mësosh si ta reduktosh nivelin para se të flesh për të luftuar pagjumësinë. Shumë njerëz të suksesshëm lexojnë një libër para gjumit. Ata thonë që kjo i ndihmon të qetësojnë trurin dhe të përgjumen. Mos lexo libra online. Fike televizorin, mbylle laptopin rreth një orë para gjumit dhe shijo një libër interesant.

Nuk pinë alkool

Alkooli mund të ndihmojë të qetësohesh dhe të të zërë gjumi më shpejt, megjithatë ai po aq mund të të sjellë ankth dhe të bëjë të zgjohesh në mes të natës e të ngelesh zgjuar deri në mëngjes. Njerëzit e lumtur nuk pijnë alkool, kafe apo çaj të fortë para gjumit. Qumështi i ngrohtë me mjaltë është kokteji i tyre i preferuar.

Ecin

Në vend që të shohësh TV ose të kalosh mbrëmjen para laptopit me Facebook-un e hapur, bëj një shëtitje të shkurtër kur ta lejon koha. Ecja është një ushtrim i mirë, të ngre humorin dhe të bën mirë për shëndetin. Njerëzit e lumtur e shijojnë natyrën dhe e bëjnë këtë sa herë munden. Një shëtitje menjëherë para gjumit të ndihmon të kthjellosh mendjen dhe të kesh një gjumë më të mirë natën.

Shohin yjet

Nëse qielli është plot me yje të shndritshme, shijoje para gjumit. Do luftosh stresin, do boshatisësh mendjen dhe do gjesh zgjidhje për një situatë të vështirë. Njerëzit e lumtur dinë si të shijojnë jetën plotësisht dhe vënë re edhe gjërat e vogla si yjet. Njerëzit që nuk janë të lumtur nuk shohin asgjë, përveç problemeve, luhatjet e humorit dhe mungesën e parave.

Shruajnë në ditar

Ditari është gjithmonë gati për të të mbështetur dhe treguar rrugën më të mirë. Njerëzit shkruajnë ditar para se të shkojnë të flenë që t’i nxjerrin ndjenjat dhe mendimet negative ose thjesht të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre. Nëse nuk ke pasur ditar kurrë, ndoshta është koha për ta nisur sot.

Falin armiqtë

Edhe njeriu më i lumtur në botë ka armiq, kështu që mos u shqetëso nëse dhe ti ke. Por asnjëherë nuk duhet t’i lësh armiqtë të të plagosin ndjenjat, të pengojnë të jesh i lumtur dhe i suksesshëm. Njerëzit e lumtur falin gjithmonë. Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të shkosh për të fjetur. Mund ta bësh para se të lutesh. Kur i fal armiqtë e tu, ndihesh më mirë dhe fle më mirë. Të mendosh shumë është një zakon i keq që çon në pagjumësi. Kujtoje patjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja