Kisha Ortodokse në Durrës reagoi pas zhvendosjes së shtatores së Nolit nga Durrësi në Elbasan duke theksuar se arsyeja se përse u ndërprenë tratativat ishte se shoqata nismëtare “Foleja Kombëtare Shqiptare” ndryshoi mendim. Në një deklaratë për mediat, Kisha e Durrësit theksoi se: “Deklarojmë se kemi qenë dhe jemi dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës.

Theksojmë se ishte organizata “Foleja kombëtare shqiptare” që i ndërpreu bisedimet me Kishën “Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit, për arsyet që ata i dinë dhe për asnjë moment për shkakun tonë”,- thuhet në deklaratë