DURRES - Nuk ka kaluar lehtë transferimi i bustit të Fan Nolit nga Durrësi në qytetin e Elbasanit. Akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet shoqatës "Foleja Kombëtare Shqiptare" dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë" nuk kanë munguar as gjatë së hënës.
Pas ceremonisë se djeshme në Elbasan, ka reaguar Kisha Ortodokse në Durrës, e cila ka deklaruar se ajo ka qenë dakord që busti të vendosej në Durrës, por vonesa ka qenë rezultat i pritjes së vendimit të selisë në Tiranë.
Por, sipas drejtueseve të shoqatës "Foleja Kombëtare Shqiptare", e cila ishte nismëtarja e derdhjes në bronz të bustit të Fan Nolit, transferimi i bustit në Elbasan u krye sepse Kisha Ortodokse nuk iu përgjigj kërkesës së tyre.
Ditën e djeshme besmitarë të fesë ortodokse, por edhe banorë të besimeve të tjera të qytetit të Durrësit përcollen me nderime bustin e Fan Nolit për në qytetin e Elbasanit. Ky bust, i cili ishte parashikuar të vendosej në mjediset e Kishës Ortodokse të qytetit bregdetar u vendos në mjediset e kishës së Elbasanit.
Për durrsakët, Fan Noli nuk është vetëm një klerik, por edhe një patriot i madh i çështjes shqiptare.
Që në fillim të viteve '90 jo më kot në këtë qytet u krijua shoqata "Fan Noli", e cila kishte si qëllim promovimin e veprimtarisë patriotike të këtij kleriku, por edhe të Kishës Autoqefale Shqiptare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO