Formësimi i vetëdijes kombëtare para Shpalljes së Pavarësisë, përmes kongreseve, kuvendeve edhe lidhjeve

Dukuri dhe personalitete në albanologji” i autorëve Liman Varoshi dhe Mustafa Kadzadej sjell një studim për ngjarje edhe zhvillime të personaliteteve historike të botës shqiptare në shekullin e 20-të. Studiuesi Shaban Sinani e cilëson këtë studim të rëndësishëm, pasi hedh dritë mbi zhvillimet kulmore para periudhës kombëtare, që nisin me Betejën e Fushë-Kosovës, si prolog i qëndresës anti-osmane panballkanike

Është botim i dy sfidueseve Liman Varoshi dhe Mustafa Kadzadej, të cilët i kanë qëndruar besnik periudhës së tyre. Pavarësisht periudhës shtetërore janë debate që kanë një karakter origjinal. Sa i takon pjesës tjetër që e lidh me dukuritë, jo me personalitetet, këto janë disa studime për zhvillimet kulmore, për periudhën kombëtare dhe parakombëtare, të lidhura në një farë mënyre me Elbasanin... Studimi që i dedikohet epikës heroike të betejës së Fushë-Kosovës, lidhet me Lef Nosin dhe Mathie Heck, që kanë vepruar në Elbasan. Nga një anë për të hedhur dritë për mënyrën se si është parë historia, por dhe për kontributin e personaliteteve që janë të lidhur me qytetin ku kolegët tanë jetojnë”, shprehet Sinani.

Sinani ndalet dhe tek vëmendja që dy autorët i kanë kushtuar rendit ekonomiko-shoqëror në Voskopojën e shekullit XVIII sipas rregullores së esnafëve.

“Voskopoja rimerret në këtë libër edhe për të hapur një diskutim, se deri ku shkoi ky stad zhvillimi në periudhën e ndritur të Voskopojës, por edhe për të shkuar më tej tek qytetërimi në Elbasan, në Berat. Një prej kontributeve më të rëndësishme të këtij libri është tërheqja e vëmendjes nga luftërat tek vlerat e civilizimit, se historitë tona janë të mbushura me luftëra, me shpat edhe më pushkë. Studimi që kanë realizuar dy historianët për Voskopojë, është për të gjetur brenda një periudhë që është quajtur e errët, vlera të zhvillimit progresiv, që shprehen në akte edhe jo në deklarata, por në akte të rëndësishme të rregullimit urban, sicc janë rregulloret, statutet etj”, thotë studiuesi.

Ndërsa, ndalet edhe tek kongreset, kuvendet dhe lidhjet, përmes së cilave janë bërë para Shqipërisë shtetërore në 1912-n.

 “Nëse duam që të shohim një ndihmesë të këtij libri, është që Shqipëria ka filluar të funksionojë në mënyrë gjysëm të pavarur autonome, jo me kufij të përcaktuar, por në formën e kongreseve të kuvendeve. Nëse s’do ishte lidhja shqiptare e Prizrenit dhe disa kongrese që u morën njëri pas tjetrit, të cilat treguan se kishte një vetëdije kombëtare të formuar dhe se shqiptarët nuk donin të rronin më me të tjerë, Shqipëria shtetërore nuk mund të bëhej. Cilido që merrej me pavarësimin e Shqipërisë, duhet të merrej me pavarësimin e saj, përmes kongreseve, kuvendeve, lidhjeve dhe organizatave, që e demonstruan që Shqipëria po shkonte drejt rrugës së duhur”, përfundon Shaban Sinani.

Studimi “Dukuri edhe personalitete në albanologji” është shkruar gjatë një periudhe 20-vjeçare.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme