Shtëpitë e reja do ndërtohen me parafabrikate, ministrja: Bëhen shpejt dhe i rezistojnë tërmetit (VIDEO)

Ministrja Elva Margariti deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit se shtëpitë e reja që do të ndërtohen pas tërmetit tragjik do të bëhen me parafabrikate.  Ajo tha se kjo teknologji jep rezultate të shpejta dhe i përgjigjet nevojës sizmike. "Tipologjitë  e banesave, mendojmë se do të jetë një tipologji për ta kthyer në modele ligjore. Përveç aspekteve të strehimit kemi dale me tre modele 1+1, 2+1 dhe 3+1, teknologjia e parafabrikateve është e duhura dhe jep rezultate të shpejta dhe që i përgjigjet nevojës sizmike. Këto janë studime paraprake dhe këto do të jenë topologjitë për qendërzim rural dhe do të jenë të uniformuara" tha ministrja.  

Sekretari i Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxholli u shpreh se bashkë me ministren kanë negociuar për uljen e çmimit dhe përfshirjen e transportit nga do të sillen, ndërsa theksoi se cilësia do të jetë e njëjtë sikur përdoret në SHBA dhe BE. "Bashkë me ministren që ka një projekt ambicioz, që shpresoj ta kemi sa më shpejt pranë. Shpresoj që në Thumanë të bëhet një mrekulli dhe cdo donatorë të shikojë cfarë ka bërë me paratë e veta. Kemi pasur kontakte me shtëpitë parafabrikate kemi qenë me ministren atje dhe kemi negociuar vetëm në raste se cmimi i pranuar, ulet nëse kemi të bëjmë me transportin, ti marrim të gjitha bashkë të ulim kostot, por edhe sakta. Kurrë nuk kemi pranuar negocim për cilësinë e shtëpive, do të jenë njëlloj si në SHBA dhe BE".

Kryeministri e vlerësoi negocim kur u shpreh se nëse do ta bëjmë të ndarë transportin do të kishte kosto të madhe. "Transporti është një nga problemet kryesore i këtij volumi dhe nëse do ta bëjmë të ndarë do të kishte kosto të madhe. Jemi gati për disa projekte pilot, si Vaqarri, por jo vetëm. Në Bubq që është një nga pikat më kritike, se Thumana u bë simbol për shkak të humbjeve të jetëve, por Bubqi është masivisht i goditur. Aty kemi shans të bëjmë një ndërhyrje spektakolare. Përpara se të themi marrim shtëpitë dhe i vendosim na duhet infrastruktura  Dhe të jetë gati kur të vendosim strukturat e shtëpive" tha ai.


Lajmi kryesor:

Shtëpitë e reja pas tërmetit do të ndërtohen me parafabrikate, Margariti: Bëhen shpejt dhe i rezistojnë tërmetit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës