Përveç pensionit bazë, të moshuarit marrin edhe kompensime. Pensionistët e qytetit marrin dy kompensime në masën 490 lekë. Gazeta sjell sot kushtet që duhen për të përfituar kompensime. Këto kompensime llogariten si pjesë e pensionit.
KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 190 LEKË
Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesëshme familjare të qytetit;
b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c) Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“.
Masa e përfitimit:
a) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë;
b) Përfitojnë 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i cxaktuar brenda këtyre kufijve.
KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 200 LEKË
Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit;
b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c) Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, VKM nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, që nuk kalojnë kufirin e të ardhurave, sipas pikës c të VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“.
Masa e përfitimit:
a) Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës;
b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare;
c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”. Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituar në momentin e lindjes së të drejtës;
d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Komento