Shteti Islamik avancon në pjesën veriore të Palmirës

/ATSH-AFP/ - Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik avancuan sot në pjesën veriore të Palmyrës pas marrjes së një ndërtese të shërbimeve sekrete të qytetit sirian antik, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Xhihadistët ndodhen përsëri në pjesën veriore të Tadmorit (emri në arabisht i Palmyrës) pasi pushtuan ndërtesën shtetërore të sigurisë (shërbimi i përgjithshëm sekret në Siri), konfirmoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.
"Marrja e ndërtesës së shërbimeve sekrete ndodhi pas përplasjeve të dhunshme në periferi të lagjeve në veri të qytetit mes xhihadistëve dhe ushtarëve", sipas OSDH-së.
Të shtunën e kaluar, Shteti Islamik arriti të marrë pjesën më të madhe të veriut të qytetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë