Shtimi i vrullshëm, i popullsisë së kryeqytetit duket se e bën dhe më të thellë ndarjen mes shtetit qytetit si vend fizik dhe qytetarit banor përsa i përket marrëdhënieve reciproke dhe detyrimet që palët kanë ndaj njëra-tjetrës në këtë trekëndësh të rëndësishëm jetësor.
Pas më shumë se katër vitesh e larguar nga Shqipëria e si pasojë edhe nga lagjia ime ku vazhdoj të vij me mall për pushime të ngrohta me familjen, ‘Don Bosko’ në Tiranë, vë re një shtim të vrullshëm të popullsisë, pallateve të sapondërtuara dhe të tjera në ndërtime sipër.
Dhe jo vetëm kaq! Në përpjestim të drejtë me banorin e ri janë shtuar dhe shërbimet. Në çdo pallat të ri, apo ato që unë lashë të sapondërtuara atëherë, sot mund dhe ti quaj pallate veteranë në zonë po të marr paarsysh sa shpejt e sa lehtë ndërtohet këtu tek ne, në katet e para dhe e gjithë zona rreth tij është zonë shërbimesh.
Shërbimet janë nga më të ndryshmet, si furrë buke, berberhane, parukeri, farmaci, bilardo, apartament të improvizuar në vende lojrash për fëmijë, qebaptore, fast-food-e, ëmbëltore, pastrime kimike, dyqane rrobash të përdorura dhe butiqe, d.m.th. dyqane me manekina dhe rroba të reja, rrobaqepsi, dyqane fruta perimesh të importuara dhe të vendit, markatë peshku, shërbime taksie, këpucari e shumë të tjera, ah se harrova dhe zdrukthtari,(për ti qëndruar gjithmonë besnike këtij realiteti edhe radha e shërbimeve është si në këtë tekst). Të gjitha këta e kanë zanafillën që nga hyrja e pallatit e shtrihen deri tek pallati tjetër jo shumë larg tëndit, i cili dhe ky i fundit ofron në katet e para të njëjtat shërbime.
Epo pikërisht kjo duhet të jetë arsyeja që banorët e rinj të ardhur nga qytete të tjera të vogla apo nga fshatra të vendit mendojnë dhe pretendojnë se jeta në kryeqytet është më e mirë sa ajo e tyre e më shumë se 20 viteve më parë, të cilëve ju duhej të udhëtonin km larg drejt qendrës qytet me të afërt për të blerë shërbime, disa prej të cilave për atë kohë luks.
Duke ju referuar gjithmonë lagjes time ’Don Bosko” dhe asaj çfarë shoh dhe përjetoj çdo ditë vetë personalisht, vë re që bizneset dhe automjetet gëzojnë përparësi mbi individin qytetar. Vë re që kafenetë kanë vjedhur si padashje apo medashje, me apo pa leje (këtë se di unë qytetari i thjeshtë) edhe ato pak troturare që janë për atë kalimtarin i cili mund të jetë i/e moshuar, i/e re, me një bebe në karrocë, por mund të jetë dhe invalid/e, shtresë për të cilën shoh se këtu nuk është investuar thuajse hiç. Vë re që automjetet parkohen pikërisht aty ku në fakt duhet të jetë hapsirë e lirë për lëvizjen e njerëzve.
Provoni të kaloni vetëm apo me një fëmijë, apo me nje gjysh a gjyshe duke e mbajtur për dore, në segmentin nga spitali Ushtarak deri në dalje të rrugës ‘Don Bosko” deri tek Zogu i Zi.
Provoni se sa gjatë do ta bëni këtë rrugë krejt të shkurtër kryeqytatese, dhe sa djersë do të nxirrni në këto ditë përvëluese vere tipike të Tiranës. Në dimër akoma më keq, lagje që historikisht është përmbytur dhe përmbytet nga shirat.
Dhe në këto kushte pretendojmë se jetojmë në kryeqytetin e një vendi, për të cilin përditë fjalimet e shtetbërëse hapen me premtime për hyrjen ne bashkimin Europian.
Por a është kjo realisht vërtet një jetë më cilësore për banorët e dyndur rishtas në kryeqytet? Apo ne qytetarët vetëpretendojmë në heshtje për këtë të mirë?
Nisur nga çfarë shoh, kuptoj që qytetarit të sapoardhur i mjaftojnë vetëm paratë të ketë pa mund të investojë për çfarë të dojë dhe ku të dojë. Dhe këtë investim mund ta bëjë në apo dhe jo shumë larg qendrës kryeqytetase.
Ndërkohë që unë mallkoj veten, që për një shtesë, që dua ti bëj shtëpisë time në Londër, vetëm 20 minuta larg me tren nga qendra, më duhet të aplikoj muaj përpara marrjes në shqyrtim të kërkesës dhe nëse e fitoj këtë të drejtë, komuna më përcakton ngjyrën lartësinë, përmasat e çdo gjë tjeter rreth ndërhyrjes ndërtimore pretenduese. Madje që ta dini ju edhe për të prerë një pemë (pemë të mëdha) në kopshtin privat të shtëpisë apo për të mbjellë një të tillë më duhet të marr gjithashtu lejen e komunës.
A thua të jem unë banori i kryeqytetit përëndimor që më merret liria për të ndërtuar e verpuar si unë dua me shtëpinë time private të blerë sa qimet e kokës, apo banorit shqiptar në kryeqytet i është dhënë dhe po i jepet liri veprimi deri ne abuzim me pjesët publike?
Lagjja “Don Bosko”, nuk është shumë larg qendrës kryeqytetase dhe rrugëve të bukura të bllokut, por për fat të keq më duket shumë ndryshe nga ato. Nisur nga lëvizjet e shumta të automjeteve kutpoj që ky segment është shumë i rëndësishëm, dhe në fakt është i tillë, sepse lidh spitalin Ushtarak me pjesën tjetër të qytetit. Por edhe pse i tillë për nga rëndësia, nuk pashë diku në rrugë të ketë vija të bardha apo semaforë. Ende drejtuesit e automjeteve, shumica duket të jenë fillestarë në zbatimin e rregullores, nuk dinë të shohin si prioritet këmbësorin. Në të tilla kushte na mbetet vetëm të lutemi ‘zot na ruaj’.
E kush nuk do të donte të pinte një kafe a lëng në lokalet luksoze të lagjes? Brenda tyre e harron rrugën e prishur, mungesën e trotuarit, trafikun e makinave nga erdhe dhe nga të duhet të kalosh përsëri për tu kthyer në shtëpi.
Kontrast që vazhdon të na vrasë në heshtje ndër kaq vite.
Dikush nga ju lexues mund edhe të më sugjerojë të dal nga blloku për shërbime më të mira, por ju të nderuar që ndani këtë sugjerim mos harroni se Tirana nuk është vetëm blloku. Tirana nuk është vetëm “Myslym Shyri”, qytetarë nuk janë vetëm ata që banojnë në pallatet “Agimi” apo “Shallvare”. Dhe se investimet në infrastrukutrën rrugore s’duhet të bëhën e inagurohen vetëm në prag fushatash.
Qytet kryeqytet është e gjithë Tirana. Kjo Tiranë e madhe aq sa një lagje e kryeqyteteve europiane. Qytetarë janë të gjithë banorët e saj “veteranë” apo të porsaardhur. Nisur nga kjo në këndvështrimin tim si qytetare, që e ndjej qytetarinë time të cunguar e të painvestuar mirë apo hiç, kërkoj të kultivohet edhe këtu tek ne barazia mes qytetarëve, barazia në investime dhe më shumë seriozitet për të gjithë dhe nga të gjithë kur është puna për zbatimin e përditshëm dhe të vazhdueshëm të rregullave qytetare.
Të shpresojmë se shtatori i këtij viti do të hapë rrugët e mbara për investime të mira dhe raporte të mirëndërtuara mes ligjbërësve dhe zbatuesve. Raporte e marrëdhënie që perëndimi jo më kot i quan magjike për nga rëndësia.
Tek e fundit edhe shpresa e fundit vdes!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com