/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Pas një jave në purgator, Skënderbeu ka shthurur Partizanin dhe është ringjitur në krye të klasifikimit në superiore.
Ndeshja e zhvilluar në Korçë, mes ujqërve të dëborës dhe demave të kuq ka nxjerrë fitues kampionët e shqipërisë, që kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2. Ndeshja filloi mjaft mirë për vendastit. Berisha, Latifi dhe Lilaj padyshim që ishin më të mirët në fushë. Bardhekuqve i mjaftuan vetëm 12-të minuta lojë për të treguar se ishin zotër të fushës. Ishte pikërisht Lilaj, që lëshon një predhë nga një distancë e largët dhe kap të papërgatitur portierin Alban Hoxha duke e dërguar topin në rrjetë.
Në minutat në vijim do të ishin përsëri korçarët që do të kërkonin golin e dytë, teksa Partizani do të ishte mjaft i zbehtë në tentativat e tij. Kështu në të 38-ën, si rezultat i kësaj trysnie vendasit dyfishojnë rezultatin. Një pasim përfekt nga Berisha gjen të lirë Latifin në krahun e djathtë. Mesfushori kontrollon fillimisht dhe më pas i vetëm përballë Alban Hoxhës godet fuqishëm duke e dërguar topin në rrjetë. Ky goli veli djemtë e Josës, teksa Partizani filloi të dilte në sulm dhe sulmuesi serb i të kuqve, Raçiç ngushton rezultatin në mbyllje të pjesës së parë.
Aksioni nisi nga këmbët e Nexhipit që harkon në zonë për Serbin. Ky i fundit kërcen mbi të gjithë dhe kthen fuqishëm topin në rrjetë, duke rindezur shpresat për skuadrën e Shpëtim Duros. Këto shpresa do të zbeheshin mjaft shpejtë, pasi ujqërit do të kafshonin sërish skuadrën nga Tirana vetëm 30' sekonda nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës.
Kësaj rradhe do të ishte Berisha që do firmoste trefshimin e rezultatit, edhe pse aksioni lindi nga këmbët e Martins. Nigeriani depërtoi bukur në zonë dhe doli i vetëm përballë Alban Hoxhës, i cili priti goditjen e parë, por topi i kthyer në këmbët e Berishës kthehet në një asist për kosovarin që përcjellë lehtësisht topin në rrjetë. Emocionet e lojës nuk do të përfundonin me kaq, pasi Skënderbeu do të niste taktikën e kundrasulmeve dhe një zbritje e shpejtë e korçarëve do të sillte dhe golin e katërt për vendasit.
Kështu, Stojkov u infiltrua mes mbrojtësave të Partizanit dhe më pas kombinoi me. Berishën, ky mori mjaft bukur topin dhe më pas i'a ktheu sërish Stojkovit, i cili i vetëm përballë portierit Hoxha bënë poker për të tijët. Pas këtij episodi të minutës së 53', Partizani zgjohet dhe 5 minuta më vonë ngushton rezultatin pas një hutimi të mbrojtjes vendase. Por vetëm kaq, pasi Skënderbeu do të shuante sërish të gjitha shpresat e mqive në minutën e 65', kur Radas "thyen" duart e Hoxhës. Një skemë e vendasve nga goditja e këndit i jep mundësi mesfushorit Radas të godas nga hyrja e zonës drejt portës së kuqe, ku gardiani Xhoxha edhe pse devijon topin nuk arrin të shmang golin e pestë për "vendasit", të cilët në minutat e mbetura të lojës menaxhuan mjaft mirë rezultatin dhe në fund iu gëzuan një fitoreje të merituar. Tashmë skuadra e Josës ringjitet në vendin e parë dhe ndiqet nga Kukësi në vendin e dytë, teksa Tirana pëfiton nga rezultati i Korçës për tu ngjitur në vendin e tretë në kurriz të Partizanit. Java e ardhëshme do të ofrojë sfida mjaft të bukura, teksa kryesfida është padyshim ajo e kryeqytetit mes Partizanit dhe Kukësit.
Super Laçi, pas Skënderbeut ndal dhe Kukësin!
Një javë më parë në Laç, kurbinasit mundën Skënderberun, ndërsa sot Laçi kthehet në një bllokadë edhe për Kukësin, duke i dhënë mundësi ujqërve të dëborës të ritkhehen në krye.
Ndeshja e zhvilluar në "Zeqir Ymeri" në kuadër të javë së 31- të kategorisë superiore i ka dhënë të drejtë djemve të Armando Cungut, që padyshim janë macja e zezë e kryesuesve. Në fillim në këmbët e Laçianëve ka rënë Partizani, më tej Tirana dhe tashmë Skënderbeu e Kukësi. Ndeshja me verilindorët ka përfunduar pa gola, por kjo mund themi me plot gojë se është një humbje për djemtë e Artim Shaqirit, që po shijonin prej një jave kreun e klasifikimit, ndërsa tashmë u duhet sërish të jenë në ndjekje.
Pjesa e parë ofroi pak. Për t'u shënuar ishin dy raste të Kukësit. Në minutën e 19', verilindorët marrin  iniciativën nga krahu i majtë i sulmit të tyre. Harkimi i topit në zonë gjen kroatin Pejiç, që fluturon mbi mbrojtësin Dushku dhe fiton duelin në ajër, por topi i devijuar nga sulmuesi shtatlartë përfundon fare pranë shtyllës në të djathtë të portierit mik, duke drithëruar së tepërmi djemtë e Cungut. Rasti i ngjashëm ishte dha ai i minutës së 32'. Lushtaku nga  djathta dhuron një top të artë rrafshazi me tokën në zonë për Pejiç, ky godet menjëherë nga me të djathtën e tij, kësaj rradhe topi përfundon larg portës së kurbinasve. Pjesa tjetër e 45 minutëshit të parë përfundoi me duele të ashpra fizike në mesin e fushës. Pjesa e dytë nisi më e qetë. Kuksianët kërkonin të manovronin me zgjuarsi në sulm, por sërisht djemtë e Armando Cungut bllokonin të gjitha hapësirat dhe vendasit e kishin mjaft të vështirë të rrezikon. Kështu Jefferson në të 55-ën godit nga distanca, por topi përfundoi jashtë kuadratit. Pesë minuta më tej një harkim nga këndorja përfundoi në qendër të zonës Laçiane, duke krijuar mjaft konfuzion mes lojtarëve. Në fund do të ishin miqtë që do të largonin sferën nga zona e tyre, duke gjetur sulmuesin Xhejms, i cili i vetëm në sulm nuk arriti të rrezikoi. Pas minutës së 70' loja u ndez dhe kuksianët kërkuan në çdo mënyrë gjetjen e golit, por portieri Moçka u tregua i pakalueshëm. Pesë minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari i katërt shërbyen më shumë për të ngritur tenisionin mes futbollistëve se sa të mbyllnin në paqe takimin, i cili përfundoi në rezultatin 0-0
Java 30
Apolonia-Flamurtari 2-1
Teuta-Elbasani 1-0
Tirana-Vllaznia 2-1
Kukësi-Laçi 0-0
Skënderbeu-Partizani 5-2
Klasifikimi: Skënderbeu Pikë 63, Kukësi 62 Pikë, Tirana 60, Partizani 59, Laçi 54, Flamurtari 34, Vllaznia 33, Teuta 26, Apolonia 19 dhe Elbasani 13